MENU
klinika

I rimarrim talentin Italisë

Reja nuk ndalet, dy prurje të reja në Kombëtare

02.10.2020 - 17:25

Më 7 tetor Shqipëria do të luajë miqësoren me Armeninë në transfertë, të paktën kështu është në program, në pritje të situatës që është atje, në lidhje me luftën që po bëhet në Azerbajxhan.

Pas 3 ditësh, më 10 tetor Shqipëria do të luajë në Kazakistan sfidën e tretë në grupe për Ligën e Kombeve. Trajneri Edy Reja pritet të shpallë listën për këto dy ndeshje. Duket se projekti i rinimit të kombëtares dhe përgatitjes së brezit të së ardhmes vazhdon me risitë në grumbullimet e kuqezinjve.

Pas Ramen Çepeles, mësohet se është ftuar një tjetër lojtar i cili ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Italisë. Këtë herë bëhet fjalë për një lojtar që Italia ia kishte vjedhur Shqipërisë, me kuptimin e plotë të fjalës: Marco Molla, portieri i talentuar 18-vjeçar i Bologna-s, do të jetë risia në listën e kuqezinjve për ndeshjet e tetorit.

Portieri i talentuar ka pranuar të veshë përsëri fanellën kuqezi, të cilën e braktisi dy vite më parë kur në mënyrë të papritur u largua nga grumbullimi i U17, për t’iu bashkuar kombëtares italiane të kësaj grupmoshe.

Molla arriti të luante me Italinë edhe në Botërorin e kësaj grupmoshe duke bërë paraqitje shumë pozitive atje dhe mendohej se përfundimisht kishte zgjedhur të vishte fanellën e kaltër. Por ashtu si me Çepelen, ndërhyrja e trajnerit Edi Reja ka ndikuar.

Kontaktet direkte me të, jo vetëm nëpërmjet përfaqësuesve të FSHF-së, kanë bërë diferencën që Molla të pranojë të vishet kuqezi, kuptohet duke kapërcyer shkallët për të shkuar direkt në gurmbullimin e përfaqësueses A. Një tjetër risi për kuqezinjtë, por edhe një garanci më shumë për të ardhmen pasi në Itali e shohin shumë pozitivisht portierin shqiptar.

Por risia tjetër e këtij grumbullimi duket se do të jetë Albi Doka. Mesfushori ka qenë pjesë rregullisht e ekipit Shpresa dhe bëri një sezon fantastik me Tiranën duke u shpallur kampion. Forma e tij e mirë ka vijuar edhe në kampionatin kroat me skuadrën e re Gorica.

Nga ndeshja në ndeshje Reja po ul moshën mesatare të Kombëtares, duke përgatitur një brez tjetër që shpresohet të kualifikojnë Shqipërinë në Europianin e ardhshëm, pse jo, të tentojnë edhe fitimin e Ligës C të Nations League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak