MENU
klinika

Çun Lajçi-Veliajt: Fillo me themelin e teatrit

‘Mbramë shtroi darkë ai djaloshi që e don Tironën’

03.10.2020 - 19:29

Aktori i njohur Çun Lajçi i ka kërkuar kryebashkiakut Erion Veliaj që të nisë sa më shpejt me themelet e teatrit të ri.

Në një darkë miqësore të shtruar dje në mbrëmje siç thotë Lajçi nga “ai djaloshi që e don Tironën n’mënyrën e vet e hap kantiere pune pa fund”, u diskutua gjer vonë për kulturën, por dhe për shtëpinë e re të artistëve.

“Ata prap zbrazën dolli për mua, t’lumtun që m’kan t’hareshëm n’tela e n’varg. Çuni asht mojkomi i fundit i tha Altin Basha kryebashkiakut. Shifej se e kishte t’vetin, t’krahut e t’mendjes! Asht vazhda e Farukut, Bekimit, Abdurrahmanit. Por ky shkoi edhe ma përtej. U shkri n’poezi, n’prozë, u ba kangë n’lahutë! Pastaj folem për Tinkën e filmit “Tana”. Për Naim Frashërin, jo t’filmit, po t’teatrit, t’shfaqjes “Vitit 61”.
Folem për Robert Ndrenikën, atë Bato Barmashin në “Moshën e Bardhë” t’marsit ’72!
Folem për Arbanën që s’ndjehet mirë e për t’mëdhejt e teatrit, tani edhe pa teatrin.
N’paq gjak arbëri n’dej, mos e zgjat po fillo me themelin e teatrit, se s’pushojnë gjamët e drrasave n’skenë, i thashë
kryebashkiakut, që nuk e pata të qartë; shtroi darkë për mua apo për atë shitësin e librave me vathin e qenit n’vesh?
Rri me popullin, se zyret t’vetmojnë. Shikoje vetën n’sytë e tyne, se bahesh i madhë e kthehesh n’thjeshtësi!
Ndoshta m’ka kuptua se dashunisht i thashë si Leartit tim, e sytë i bani kokërr.
Mbramë hija e Dervish Shaqës e kaloi Lanën dhe erdhi n’Hotel Tirana.
– E kam vendin mes këtyne artistëve, o Erion Veliaj, se kangë e lot m’shkoi jeta. N’çufrrat për rreth Muzeut e dua edhe unë bustin tim!
Unë ia kuptova mëllefin, ndaj ia dridha telat sharkisë e ai tha “E lash borë e gjeta dimën”!
Unë veç e plotësova: Po mundohen do burra me ba verë, tue u takua n’Shkup e n’Shkodër!
Për juve që jeni ba merak se a kam pasë me hangër mbramë, po iu them: Për kopilin me plisin e bardhë n’krye, që mbledhë rrugëve bastardë me kuferin e thyem, mbramë shtroi darkë i pari i Tiranës, ai djaloshi që e don Tironën n’mënyrën e vet e hap kantiere pune pa fund”, shkruan ndër të tjera Lajçi

“Luna Park”, me Adriana Matoshi dhe Nik Xhelilaj

Drama shqiptare, në Festivalin e Filmit në Selanik

“Ç’janë këto veshje, këto bizhuteri, këto këngë?!”

Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për festivalin e 11-të

Mundësi për të aplikuar në Guinness

Për Darkën e Lamës përgatitet flija 2-metërshe