MENU
klinika

Zgjedhjet në PD

Konfirmohen të gjithë kandidatët për fazën tjetër në Durrës

04.10.2020 - 08:27

Ditën e djeshme Partia Demokratike Durrës votoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Të gjithë kandidatët në listën prej 28 emrash do të vijojnë procesin në fazën tjetër. Dega e PD Durrës shkruan në Facebook se pjesëmarrja në votime ka qenë e lartë.

Në përfundim të dhënat e votimit janë:

Numri i anetareve me të drejtë vote: 3075 anëtarë
Pjesëmarrja në votime: 2253 anëtarë ose 73,2 %

Lista me kandidatët e konfirmuar:

1.      Ardian Muka

2.      Arjan Dedej

3.      Arlind Boshku

4.      Armand Teliti

5.      Artion Bajramaj

6.      Blerina Reçi

7.      Dejana Burgia

8.      Edlira Devolli

9.      Edmond Hoxha

10.    Enri Ceno

11.   Erald Dervishi

12.   Erzen Laçi

13.  Fatbardha Kadiu

14.  Florid Shazivari

15.  Gazmend Oketa

16.  Igli Cara

17.  Ivo Jorgoni

18.  Manjola Luku

19.  Merita Danovelli Çela

20.  Mirela Shala

21.  Nasild Alikaj

22.  Neritan Golja

23.  Oerd Bylykbashi

24.  Pëllumb Berisha

25.  Redi Myshketa

26.  Riselda Kalia

27.  Sokol Kapedani

28.  Xhorxh Aleksi

Ajo që bie në sy janë emrat e atyre që ishin distancuar nga PD si njerëz të Sokol Olldashit. Igli Cara dhe Armand Teliti tashmë kanë hyrë në garë të propozuar nga anëtarësia e PD.

Që të dy, në periudha të ndryshme kanë udhëhequr PD e Durrësit e që të dy kanë arritur nga një fitore dhe nga një humbje.Teliti fitoi në 2005 zgjedhjet politike por humbi në 2007 bashkinë e Durrësit.

Cara fitoi në 2009 por humbi në 2013. Gjithashtu në PD u rikthye Gazmend Oketa pas një eksperience në partinë e BamirTopit.

Duket se përzgjedhja e 27 emrave ka qenë e kujdesëshme për të mos krijuar të pakënaqur.

Do të votohet ndryshe nga herët e tjera. Këtë radhë do të votohen emrat që nuk i pëlqejnë anëtarësisë.

Në bazë të një llogaritje paraprake duhet që një kandidat të marrë më pak se 630 vota që të qëndrojë në garë.

Megjithatë kjo do të varet nga numri i votuesëve ditën e nesërme. Por 20 % në dorë të kryetarit të partisë mund ti turbullojë sërish ujrat.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin