Është bërë e ditur se disa përdorues të Instagram tashmë mund tu dërgojnë mesazhe miqve të tyre në Messenger pa pasur nevojë për një llogari në Facebook.
Lëvizja është pjesë e përpjekjeve nga Facebook për të integruar së bashku Instagram, WhatsApp dhe Messenger. Nëse realizohet me sukses, pozitat e Facebook do të forcoheshin në tregun e komunikimit online për vitet në vijim.
Instagram, WhatsApp dhe Messenger kanë secili të paktën 1 miliardë përdorues aktivë në muaj.
Dërgimi i mesazheve mes Instagram dhe Messenger po testohet aktualisht në disa vende dhe do të shtrihet në mbarë botën në muajt në vijim. Por rrjeti social nuk ka dhënë një afat se kur do të ndodhë shkrirja e parashikuar.
Planet për bashkimin e shërbimeve Facebook i bëri publike në Maj të 2019-ës. Ideja ishte që individët që kanë llogari vetëm në WhatsApp mund ti dërgonin mesazh një personi tjetër që ka vetëm Instagram ose Messenger.
Përdoruesit e Instagram do të prezantohen me një opsion për të përditësuar eksperiencën e tyre të komunikimit.
Facebook gjithashtu tha se përdoruesit mund të zgjedhin të mos pranojnë mesazhe nga platformat e tjera edhe pse duan të përdorin sistemin e ri të komunikimit. Pra përdoruesit mund të zgjedhin vetë kontrollet e preferuara të privatësisë
Këto kontrolle mund të menaxhohen në Accounts Center prezantuar ditën e djeshme nga Facebook.