MENU
klinika

Dezinfektohen dhe mbyllen disa reparte

Drejtoresha e Spitalit të Skraparit “pozitive” me Covid-19

05.10.2020 - 09:05

Drejtoresha e Spitalit të Skraparit ka rezultuar e prekur me Coronavirus. Mësohet se drejtoresha e spitalit kishte shfaqur shenja të dukshme të infektimit dhe për këtë arsye ka kryer edhe tamponin.

Mjekja kishte temperaturë të lartë, kollë të vazhdueshme dhe këputje trupore dhe gjendja e saj shëndetësore mësohet se nuk është stabilizuar ende. Ajo është e karantinuar në banesë, ku po merr edhe trajtimin mjekësor me medikamente dhe oksigjen.

“Pozitive” me Covid-19 rezulton të jetë edhe një infermiere e Spitalit Skrapar, e cila punonte në turn me drejtoreshën e spitalit. Pas konfirmimit “pozitiv” të testit të bërë,edhe infermierja është karantinuar,ndërkohë që nuk ka shenja të infektimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Burimet zyrtare nga Drejtoria e Shëndetit Publik Berat dhe Drejtoria e Higjenës komfirmojnë se, është kryer dezinfektimi i ambjenteve të Spitalit Skrapar si dhe janë mbyllur për një periudhë 2-javore disa reparte të tij. Mjekët epidemiologë të DSHP Berat po punojnë për gjurmimin e rasteve të kontaktit mes mjekëve dhe infermierëve, ndërkohë që numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 117.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nën kontroll katër zona të nxehta në qytet

Fieri e pesta ditë pa raste të reja me COVID-19

Spitali i Fierit i bën thirrje qytetarëve

“Në Urgjencë, Pediatri apo Maternitet me këto dokumente”


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier