MENU
klinika

Mësojini edhe ju

3 arsye pse duhet shtuar brokoli çdo ditë në dietën ushqimore

08.10.2020 - 09:59

Tashmë dihet që brokoli është nga ushqimet më të shëndetshme, me bazë bimore, por konsumimi i kësaj perime mund të ofrojë disa përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Perimet si brokoli që i përkasin gjinisë së bimës Brassica përmbajnë ton të komponimeve që promovojnë shëndetin. Disa nga përfitimet shëndetësore të brokolit janë këto:

1.Mbrojtja kundër dëmtimit të qelizave

Brokoli përmban glukozinolate dhe vitaminë C, të cilat kanë treguar se luftojnë stresin oksidativ.

2.Përmirësimi i sheqerit në gjak

Brokoli përmban sulforafan, i cili mund të pengojë prodhimin e glukozës dhe të përmirësojë glukozën.

3.Zvogëlon rrezikun e kancerit

Dietat e pasura me brokoli mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit në shumë inde, duke përfshirë mushkëritë, fshikëzën dhe prostatën.