MENU
klinika

Biseda e dy liderëve

Tensionet me Greqinë/ Erdogan i ankohet Merkelit për BE-në

07.10.2020 - 08:43

Presidenti turk Rexhep Erdogan ka akuzuar BE-në se është nënshtruar presionit dhe shantazhit të Greqisë, teksa zhvilloi një bisedë me kancelaren gjermane, Angela Merkel nëpërmjet video-lidhjes.

Në deklaratën nga Drejtoria e Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë thuhet se në bisedë janë trajtuar marrëdhëniet Turqi-Gjermani dhe Turqi-BE ndërsa është diskutuar edhe për zhvillimet rajonale, përfshirë Mesdheun Lindor, Libinë dhe çështjen Azerbajxhan-Armeni.

Erdoğan në bisedë tha se deklarata e Samitit të Liderëve të BE-së nuk posedonte elemente që do të mundësojnë tejkalimin e problemeve në marrëdhëniet si dhe për përgatitjen e terrenit për dialog dhe bashkëpunim.

Ai tërhoqi vëmendjen se pavarësisht qëndrimit të vendit të tij me qëllim të mirë, BE-ja i është nënshtruar presionit dhe shantazhit të Greqisë dhe Administratës Greke të Qipros Jugore. Presidenti turk potencoi se interesat e mëdha të Evropës nuk duhet të sakrifikohen për interesat e vogla të disa anëtarëve të Unionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan më tej tha se për zgjidhje të përhershme të problemit rreth tokave të okupuara të Azerbajxhanit nga Armenia duhet të zbatohen rezolutat e OKB-së dhe të përmbushen kërkesat e ligjit ndërkombëtar, ndërsa tha se mundësia që ka dalë falë qetësisë së siguruar në terren në Libi nuk duhet të humbet./AA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse Ankaraja mund ta godasë Athinën pa humbur asnjë jetë ushtari?

ANALIZA: A do të shpërthejë lufta Turqi-Greqi?

"Grekët një tumor malinj që do çrrënjosen"

Aleati i Erdogan: Lufta me Greqinë është çështje kohe

Nga Deutsche Welle

BE zhgënjen Ballkanin