Jo, nuk e kam fjalën për kontinentin tonë, por për Europën, të dashurën e Zeusit. Nëse keni shënime më të sakta, më ndihmoni. Nga studiuesit shqiptarë nuk gjeta asgjë./Konica.al
Arif Mati thotë: “Gabimi më i madh i kryer, ka qenë sepse Greqia është vendosur në qendër të të gjitha studimeve historike dhe gjuhësore”, megjithëse nga Homeri “Helenët nuk janë cituar kurrë si popull apo si komb. Pra, ky është thelbi i punimit prej 798 faqesh duke shfrytezuar 338 autorë dhe të dhëna nga shumë fusha të tjera shkencore, të paraqitur nga historiani Arif Mati.
Në këtë studim, sillen dëshmi të autorëve të lashtë, të papërfillura nga studiuesit e dy shekujve të fundit, e për rrjedhojë të pa pasqyruara në librat e historisë, të cilat studiohen sot. Studimi dëshmon që ka ardhur koha të mësohet nga brezi i ri e vërteta historike dhe jo sajesat politike, të autorëve të lashtë e të ditëve tona.
Lashtësia greko-romake u quajt “djepi” i qytetërimit europian të shekullit 18-19 dhe hyjnizohet deri në atë shkallë, sa mbreti bavarez Ludovik, në Mynih ndërton kopjet e monumenteve të Antikitetit të Athinës, duke përfshirë edhe Panteonin e famshëm. Skema e “popujve arianë”, mohoi faktet historike, të qënies së një “Europë Pellazgjike” të Lashtësisë.
Po, cilët ishin këta pellazgë, që u “sorollatën” si zot të deteve (deti Jon) dhe iu dhanë atribute të Perëndive, mbretërve të tyre të famshëm? (shiko Niko Stillo “Etruskishtja Toskërishte”)
Këta banorë të parë europianë, që u shtuan në shumë “fise” dhe “fara”, i lanë jo vetëm një arkivë të pasur gjuhësore, por edhe të zbulimeve shkencore, kulturore e fetare, shoqërive të mëvonshme në Europë dhe bashkëkohëse në Afrikën Veriore, Azinë e Afërme dhe të Largët e deri përtej oqeaneve. Gjithashtu, krijuan modele të drejtimit të shtetit dhe të edukimit të elitave të ardhshme që frymëzuan edhe intelektualët e Rilindjes europiane të shekullit 18-19.
Shkurt: Gjuha shqipe u krijua mijëra vite para greqishtes, por historisë së shtrembëruar dhe të përvetësuar si t’ia bëjmë? Janë me mijëra libra, në të cilat as që përmendemi që kemi qenë ndonjë herë.
E njihni Europën dhe Zeusin?
Europa ishte perëndeshë kretase e Hënës, e cila si vajzë u rrëmbye nga nga Zeusi në një mëngjes të bukur, teksa mblidhte lule; e rrethuar nga bukuroshet e pallatit, por ajo ishte më e bukur se vetë lulet. Ah, Zeusi!
Sipas mitologjisë greke, Europa ishte nëna Mbretit Minos të Kretës, një grua me origjinë fenikase me prejardhje të lartë dhe nga e cila kontinenti i Europës e mori emrin. Tregimi sipas burimeve kretase, për rrëmbimin e saj me dem të bardhë sipas Kernyit “është historia më e madhe e dashurisë së Zeusit e rrëfyer nga tregimet e e lashta. Kjo ishte, ajo e treguar për martesë e Zeusit me një perëndeshë.
Në burimet tjera si ajo në Iliadën e Homerit thuhet që Europa ishte e bija e Agenorit, fenikasi “diell-kuq”. Dihet që ajo i kishte dy vëllezër, Kadmusi, i cili e solli alfabetin në Greqi dhe Ciliksi.
Me ardhjen e saj në Kretë ajo i lindi tre djem të Zeusit: Minosin, Rhadamantusin dhe Sarpedonin, të cilët u bënë gjykatës të Nënbotës, pasi vdiqën.
Janë dy mite që kundërshtohen ndër veti se si Europa arriti në mitologjinë helene.
Europa si term gjeografik arriti nga gjeografët, si Straboni, i cili e emërtonte Thrakinë dhe Bjeshkët e Ballkanit (sot në Bullgari). Më vonë, romakët me emrin Europë e emërtuan tërë Thrakinë.
Pra Europa mblidhte lule , Zeusi u shndërrua ne Dem dhe e solli nga Fenikia në Kretë
Europa i kishte tre djem tjerë, pasi u martua me Asteriusin.
Testamusi i biri i Europës u bë më vonë Mbret i Kretës, i cili në Kretë kishte ardhur me Eolët dhe Pellazgët.
Disa mendime, se nga i vjen emri i Europës?
– Europa e dashura e Zeusit. Zeusi për ta mbrojtur atë nga xhelozie e gruas së tij u shndërrua në dem të bardhë dhe notoi nëpër oqean (Nick Metcalfe, New Mills, UK).
– Është një fjalë, Hariupia. Ndoshta ky ishte para emrit të Europës. Emri Harapia rrjedhë nga emri sanskrit Hariupia (Samir, Kolkata, India)
Po e vërteta cila është?
Referencat për t’u lexuar:
http://www.theguardian.com/notesandqueries/query/0,,-10344,00.html
http://www.peterdawkins.com/articles/pd_europa_and_the_bull.htm
http://www.asphodel-long.com/html/europa.html
Europa, the Phoenician Princess http://phoenicia.org/europa.html#ixzz41e4WABVh
http://www.ancient-origins.net/myths-legends/tracing-origins-europe-through-goddess-europa-back-jeroboam-003523
http://www.greekmythology.com/Myths/The_Myths/Zeus’s_Lovers/Europa/europa.html
http://www.goodreads.com/book/show/921323.The_Goddesses_and_Gods_of_Old_Europe
https://www.pinterest.com/pin/336995984592345438/
www.europesname.com
Gjakovë,më 27.08.2018 – Fahri Xharra