MENU
klinika

Analiza/ Përfshirja në konfliktina azeo-armen

Turqia po kërkon “vendin e merituar” në botë!

08.10.2020 - 09:20

Mbështetja e fortë e Presidentit Tajip Erdogan për Azerbajxhanin në konfliktin mbi Nago-Karabakun e ka ndarë Turqinë nga kombet e tjera të mëdha dhe ka alarmouar aleatët e NATO-s që po kërkojnë një armëpushim.

Për Erdogan, qëndrimi  është një përparësi strategjike dhe një domosdoshmëri e kushtueshme që forcon strategjinë e tij të “shfaqjes së muskujve ushtarakë” jashtë vendit për të mbajtur mbështetjen në vend.

Presidenti e ka përshkruar mbështetjen e Ankarasë për Azerbajxhanin si pjesë e kërkimit të Turqisë për “vendin e merituar në rendin botëror”.

Ai sheh një mundësi për të ndryshuar status quo-në mbi Nagorno-Karabakun, në të cilin Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë udhëhequr për dekada me radhë përpjekjet ndërkombëtare të ndërmjetësimit dhe Armenët etnikë kanë mbajtur kontrollin e enklavës edhe pse ajo është e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

“Logjika e Turqisë në pothuajse të gjitha cepat e hartës është përçarje. Çdo gjë që minon status quo-në është e mirë për të”, tha Galip Dalay, anëtar i Akademisë Robert Bosch.

Qëndrimi i Turqisë – dërgimi i një kërcënimi të nënkuptuar ndaj Armenisë dhe një mesazh paralajmërimi për Rusinë, e cila ka një pakt mbrojtje me Armenin, reflekton besimin e saj në luftën me dronë të përdorur në Siri, Libi dhe Irak, thanë analistët politikë.

Erdogan gjithashtu vë bast se, megjithë mosmarrëveshjet e tyre rreth Nago-Karabakut, Turqia dhe Rusia shkojnë mirë sa për të parandaluar një konflikt më të gjerë në rajon.

Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë udhëhequr thirrjet për një armëpushim mbi Nago-Karabakun por Erdogan thotë se ata e kanë lënë pas dore krizën gjatë tre dekadave të fundit d. Turqia thotë se një paqe e qëndrueshme do të varet nga propozimet që bëhen për atë që ndodh pas përfundimit të armiqësive.

Qëndrimi i Erdogan kishte përkeqësuar një luftë fjalësh me Francën, popullsia e së cilës përfshin shumë me origjinë armene, por është pranuar nga partitë kryesore të opozitës së Turqisë.

Miratimi i punës së Erdogan u rrit gati 5% muajin e kaluar, sipas grupit kërkimor MetroPoll, pas një mosmarrëveshje me Bashkimin Evropian mbi të drejtat territoriale të Mesdheut.

Dy rënie ekonomike në po kaq vite kanë ndaluar vitet e lulëzimit nën Erdogan. Mbështetja e Ankarasë në importet e gazit nga Azerbajxhani, i cili kërceu 23% në gjysmën e parë të vitit 2020, është gjithashtu një nxitje për të mbajtur një qëndrim në këtë konflikt.

Por fushatat ndërkufitare të tilla si ato të zhvilluara nga Turqia në Sirinë veriore, Irak dhe Libi janë një përparësi për Erdogan, tha një zyrtar i dytë turk.

“As pandemia dhe as përkeqësimi i buxhetit nuk do të jenë pengesë për shpenzimet e mbrojtjes,” tha zyrtari.

Më pak prani e SHBA-së në rajon ka lënë boshllëqe që Turqia dhe Rusia janë përpjekur të plotësojnë, duke përdorur diplomacinë për të ndihmuar në kontrollimin e konflikteve në provincën Idlib të Sirisë dhe në Libi, dy luftëra të zgjatura ku ata janë në anë të kundërta.

Bashkëpunimi i ngushtë me Moskën në shumë fusha do të thotë se shqetësohemi nëse nisim një konflikt me Rusinë”, thonë analistët.

Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ata që e mbështesin do të japin llogari"

Erdogan: Armenia, shtet hajdut!