MENU
klinika

Zhvillimet që pritet të ndodhin

Sot mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste

09.10.2020 - 07:19

Sot do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Një nga ngjarjet më të rëndëshishme për këtë parti, e cila si kurrë më parë do të zhvillojë një mbledhje në ambient të hapur dhe në prani të mediave.

Mbledhja do të zhvillohet në Amfiteatrin e Liqenit Artificial në orën 15:30, ku pritet të jenë të pranishëm 350 anëtarët e PS-së.

Organizimi i kësaj mbledhje e cila del nga kornizat e asaj që jemi mësuar të shohim çdo vit, lidhet drejtpërdrejtë me rregullat anti-Covid që nuk lejojnë grumbullim të njerëzve në ambiente të mbyllura.

Të gjithë pjesëmarrësit janë njohur me rendin e ditës i cili është bërë publik ditën e djeshme dhe i pari që do të marrë fjalën do të jetë kryeministri Rama, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste.

Masat e sigurisë gjatë mbledhjes së Asamblesë pritet të jenë të përforcuara për shkak se do të zhvillohet në ambient të hapur.

Liqeni Artificial i Tiranës do të rrethohet në çdo cep nga gardistët për të shmangur incidente të mundshme gjatë zhvillimit të mbledhjes

Pjesa e parë dhe më e rëndësishmja do të ketë fokusin tek propozimi dhe zgjedhja e organeve të Partisë Socialiste, ndërsa në pjesën e dytë të Asamblesë pritet të mirtohet projekt-rregullorja për organizimin dhe zhvillimin e fushatës “Zgjidh deputetin tënd”.

Axhenda e Asamblesë së PS-së

Pjesa e parë
Hapja e mbledhjes.
Fjala e Kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit, Edi RAMA.
Propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.

Pjesa e dytë
Projekt-Rregullore për organizimin dhe zhvillimin e fushtaës ”Zgjidh deputetin tënd”;
Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë:
Projekt -rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i AK të Partisë” ;
Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Kryesisë së Partisë”;
Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”;
Projekt-rregullore: “Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Strukturat organizative vendore të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Grupi i këshilltarëve socialistë në bashki”;
Projekt-rregullore: “Strukturat elektorale vendore”;
Projekt-rregullore: “Kodi i Etikës në Parti”;
Projekt-rregullore: “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”;
Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti”;
Projekt-rregullore: “Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera”;
Projekt-rregullore: “Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij”;

Mbyllja e mbledhjes.
Shënim: E detyrueshme mbajtja e maskës nga pjesëmarrësit në mbledhje

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN