MENU
klinika

"Duhet durim..."

Rama: Po rindërtohen shtëpitë e mbi 400 familjeve të dëmtuara nga tërmeti

09.10.2020 - 13:10

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në fshatrat e Tiranës, në zonat e dëmtuara nga tërmeti.

I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj vizituan shtëpitë e ndërtuara për familjet që u dëmtuan nga tërmeti.

Gjithashtu kryeministri bën me dije se tashmë po rindërtohen shtëpitë e mbi 400 familjeve.

“Është shumë e rëndësishme që shtëpitë në fshat t’i mbyllim sa më shpejt. Por duhet durim, tani jemi duke u marrë me ujë edhe pse na komentojnë se akoma po merremi me ujë.

Nuk ka halle të majta apo halle të djathta. Njerëzit janë qytetarë, nuk kemi ne nga këto”, u shpreh Rama, teksa pyeti një nga qytetarët e pranishëm nëse kur ishte e djathta në pushtet i ka bërë ndonjë gjë, ndërsa ky i fundit tha jo.

“Rindërtojmë bashkë me lalin dhe Ministrin e Rindërtimit në shtëpitë që po hapin dyert për familjet e mbetura pa strehë natën tragjike të 26 nëntorit, në fshatrat e Bashkisë Tiranë, ku aktualisht po rindërtohen shtëpitë e mbi 400 familjeve, që ta festojnë vitin e ri nën strehën e re, më të bukur, më të madhe, më të fortë se ajo që humbën nga fatkeqësia e rëndë natyrore”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mblidhet Komiteti Ndërkombëtar i Rindërtimit

“Problem i madh është financimi i gjithë operacionit”