MENU
klinika

Studim

Arsyet e mosmbajtjes së urinës te femrat

14.10.2018 - 18:50

Mosmbajtja e urinës, veçanërisht në mesin e grave, është e zakonshme.

Kjo ishte një nga konkluzionet e arritura nga një studim i rëndësishëm që zbuloi se 51% e grave kanë përjetuar mosmbajtje urinare.

Tre të katërtat e grave të moshuara kanë mosmbajtje urinare dhe shkalla e mosmbajtjes së urinës në mesin e grave është afërsisht sa dyfishi i burrave. Mospërmbajtja urinare është më e zakonshme te gratë e bardha në krahasim me gratë me ngjyrë dhe hispanike.

Faktorët e rrezikut për mosmbajtjen e urinës përfshijnë obezitetin dhe një histori me probleme të lindjeve në rrugët vaginale. Faktorë të tjerë të rrezikut përfshijnë diabetin, kapsllëkun, konsumin e kafeinës, pirja e duhanit, atrofi vaginale dhe një histori histerectomie (heqje e mitrës).

Pavarësisht këtyre faktorëve të zakonshëm të rrezikut dhe prevalencës së lartë të simptomave, një studim zbuloi se më shumë se gjysma e grave me mosmbajtje urinare nuk arritën të diskutojnë këtë çështje me ofruesit e tyre të kujdesit shëndetësor.

Një udhëzues i ri klinik rekomandoi që çdo vit të bëhej ekzaminimi i të gjitha grave, madje edhe adoleshentëve, për mosmbajtjen e urinës, por redaktorët thanë se ky rekomandim është i parakohshëm dhe mbështetet në prova të pamjaftueshme.

“Ne duhet të mësojmë nga përvoja e deritanishme për të përmirësuar shëndetin e grave, është detyra jonë që t’i diagnostikojmë sa më herët ato, për të përmirësuar jetën e tyre dhe për të zbuluar në kohë nëse ka komplikacione të tjera ose jo”.

Për këtë arsye thonë ekspertët duhet që të bëjmë një studim më të hollësishëm që vlerëson drejtpërsëdrejti përfitimet dhe dëmtimet e ekzaminimeve të grave edhe kur nuk ka shqetësime, për mosmbajtje urinare, thanë ata.

“Ky gjykim duhet të krijohet për të vlerësuar balancën e dobisë dhe të dëmit për shfaqjen në faza të ndryshme të jetës (nga adoleshenca – në pleqëri) dhe për të identifikuar grupe të grave me rrezik të lartë, të tilla si gratë me sëmundje të tjera shoqëruese të dyshemesë pelvike (legenit kockor), për të cilët përfitimet e ekzaminimeve mund të kenë vlerë më shumë se rreziqet “.

Hartimi i një studimi të tillë do të ishte shumë impenjativ mendojnë studiuesit pasi duhet që të përpilohet fillimisht një pyetësor që t’ju referohet grave dhe të shihet sesa ato janë dakort për t’u përfshirë në një studim.

Mosmbajtja e urinës shpesh na shërben si një tregues se mitra mund të ketë ndryshuar pozicionin e saj duke rëshkitur poshtë, kryesisht për shkak të moshës dhe ajo shtyp vazhdimisht fshikëzën e urinës duke shkaktuar mosmbajtjen e urinës.

“Mjafton një e qeshur, një kollë, një teshtimë apo edhe një aktivitet i moderuar dhe urina do të rrjedhë pa paralajmërim. Në këtë moment nuk funksionon sfinkteri (muskul shtrëngues) i urinës dhe të duket se nuk ke asgjë në dorë për ta mbajtur urinën”, referon një grua që ka vuajtur nga mosmbajtja e urinarës (inkontenenca urinare).