MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Anulohet debati Presidencial në SHBA mes Trump e Biden

10.10.2020 - 07:24

Anulohet debati Presidencial mes Presidentit Donald Trump dhe kandidatit tjetër për këtë post, Joe Biden.

Përballja e dytë me Trump dhe Biden u vendosur të mbahej më datë 15 tetor, por vetë Komisioni i Debateve Presidenciale vendosi që ai të anulohej pasi asnjë nga të dy pjesëmarrësit nuk pranuan që të përballeshin virtualisht (online).

“Komisioni për Debatet Presidenciale (CPD) konfirmoi të Premten vonë, pasi Presidenti i SHBA Donald Trump dhe kundërshtari i tij Demokrat, Joe Biden, nuk ranë dakord këtë javë në lidhje me mundësinë e mbajtjes së ngjarjes në mënyrë virtuale”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë, vetë Komisioni ka thënë se “Do ta kthejë vëmendjen në përgatitjet për debatin përfundimtar presidencial të planifikuar për 22 tetor.” Debati u vendos të mbahej virtualisht pasi Presidenti Trump doli pozitiv për COVID-19 më 1 tetor dhe pritet të rifillojë fushatën sot.

“Unë nuk do të bëj një debat virtual,” tha presidenti i SHBA në një intervistë të enjten me Fox Business Network.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza/ Trump: Harris, e ligë dhe e pasjellshme!

Kamala Harris, një zgjedhje historike dhe e kalkuluar

Editoriali i The Washington Post

Çfarë mësoi bota nga debati Trump-Biden?

Nëse Biden tani refuzon, mund ta quanin…

Analiza/ Si e futi Trump debatin e parë presidencial në kaos?


Njeriu i fuqishëm i BE-së

Kush është Manfred Weber?

Darka sekrete në vilën e presidentit të zgjedhur të SHB-ve

Trump “bën për vete” edhe themeluesin e Facebook?!

Presidenti amerikan cakton njeriun që duhet të ndalojë luftën

BE kërkon ndihmën e Trump për të “asgjësuar” Rusinë