Nga janari i vitit që vjen bizneset me xhiro vjetore nën 14 mln lekë nuk do të paguajnë as tatim fitimi dhe as TVSH pas vendimit të qeverisë për zerimin e tyre.
Ashtu si në gjithë Shqipërinë, janë me mijëra biznese ne Korçë të cilat pas vështirësive të shumta për shkak të pandemisë po punojnë për t’u rimëkëmbur ndaj çdo lehtësim u jep dorë për të përballuar më lehtë situatën.
Me një përllogaritje të thjeshtë, ky biznes deri në vitin 2029 do të paguajë gati 8 mln lekë të vjetra më pak. Kjo vlerë jo vetëm e lehtëson por i shërben për ta zhvilluar pak më tepër biznesin me synimin për të punësuar më shumë njerëz.
Këtu ne Zonën Këmbësore të Korçës është përqendruar një numër i lartë biznesesh ashtu si edhe ne Pazarin e Vjetër apo çdo pjese tjetër te qytetit dhe jo vetëm, që do të përfitojnë nga ky vendim i qeverisë nga janari i 2021 deri ne vitin 2029.