11.10.2020 - 17:38
Presidenti i Dhomës Amerikane Enio Jaço në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka treguar se pas TAP-Devollit, do të ketë investim amerikan për Skavicën.
“HEC-i i Skavicës është projekt strategjik. Me Skavicën, Shqipëria bëhet faktor rajonal për energjinë.
Përmirësimi i klimës së biznesit është shumë i rëndësishëm. Am-Cham ka një rol të madh në përmirësimin e Klimës së Biznesit”, tha Jaço.
Jaço theksoi se marrëveshja me SHBA shton mundësitë për investimet në Shqipëri.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Presioni që ushtrohet mbi ta
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Korrupsioni largoi investitorët
Jaco: Ja si t'i tërheqim investitorët!
“Ekonomia shqiptare po përballet me pasojat e tërmetit”
"Hartoni politika për investimet e huaja"