MENU
klinika

Marrëdhënia me Ramushin

Anita rrëfen hapur në ekran të vërtetën për lajmet e dhunës

12.10.2020 - 15:25

Disa ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se në Urgjencën e Prishtinës ishte paraqitur e rrahur bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita. Sipas mediave në Kosovë, ish-kryeministri kishte ushtruar dhunë ndaj saj për motive të paqarta.

“Bota sot” raportoi se burime nga Urgjenca e spitalit kanë konfirmuar lajmin se ajo që ka mbërritur në spital e dëmtuar fizikisht ka qenë Anita.

Po ashtu, burimet bëjnë me dije se në shtëpinë e ish- kryeministrit ka mbërritur një ekip mjekësh, por Ramushi ka pranuar që vetëm dy prej tyre të futen brenda dhe të merren me mjekimin e Anitës.

Sipas mediave mjekët nuk pranojnë që të dalin publikisht të flasin për rastin në fjalë edhe pse kanë qenë vetë ata që kanë konfirmuar se Ramush Haradinaj ka rrahur gruan e tij. Bluzat e bardha janë shprehur se kanë frikë që ta bëjnë publik rastin.

Pasi reagoi në rrjete sociale duke mohuar lajmin, Anita ka realizuar një intervistë me “ABC News” ku ka rrëfyer të vërtetën e këtyre lajmeve të bujshme.

Bashkëshortja e Haradinajt rrëfeu se ky ka qenë një thashethem shumë i ulët, i cili ka prekur familjarët e tyre.

“Mua Ramushi ka 17 vjet që më rreh me dashuri. Nuk e di çfarë të them tjetër. Ky ka qenë një thashetheme shumë i ulët. Unë kam bërë një reagim në Facebook. Nuk e komentoi dhe as nuk dua ta komentoj sepse e ul nivelin tim dhe unë nuk dua të bie në nivel të asaj çfarë jam. Pavarësisht se e mbajnë veten për gazetarë nëpër media me histori kanë dëshmuar se për dy klikime më shumë kanë shitur gjithçka, edhe integritetin e vet. Kështu që unë nuk dua të bie në atë nivel dhe nuk do e komentoj më shumë se kaq. Veçse kaq, unë kam një burrë shumë të mirë dhe është shumë burrë shtetas dhe një baba i dashur ”– ka treguar Anita.

E pyetur nëse e ka diskutuar këtë temë me bashkëshortin, ajo u shpreh:

“Jo fare. Nuk është hera e parë ë kam qenë pjesë e thashethemeve. Ne e kemi si shprehje që më është trashur lëkura. Por kjo ka qenë shumë e ulët. Nuk është se më ka bërë përshtypje thashetheme se shqetësimi që u ka sjellë familjarëve dhe njerëzve, qoftë edhe fëmijëve. Unë kam qenë në Durrës, Ramushi ka qenë në Kosovë me fëmijët. Madje kam dëshmitarë okularë”.