MENU
klinika

Vendimi nga prokurorët

“Tahiri”/ Shtyhen me 3 muaj hetimet

15.10.2018 - 11:48

Zgjaten sërish me tre muaj hetimet për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Vendimi u mor nga grupi i prokurorëve që ka në hetim dosjen “Tahiri”pas një takimi që patën sot për këtë çështje.

Afati i hetimeve nga zgjatja e fundit përfundon në 17 janar. Hetuesit kanë administruar deri tani përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia Italia dhe Mal të Zi, por pritet që të vije edhe përgjigjia e një letër-porosie që është dërguar së fundi në Itali.

Në këto vende, Tahiri ka kryer disa lëvizje me disa nga personat që janë në të njëjtën dosje hetimore me të.

Ndaj ish-Ministrit, Prokuroria po zhvillon edhe një hetim pasuror, pas dyshimeve se një pjesë e pasurisë së tij është produkt i aktiviteteve kriminale.

Por deri tani, pas gati një vit hetimi, nuk janë gjetur të ardhura të dyshimta. Llogaritë e tij bankare, të familjarëve dhe pasuritë e paluajtshme rezultojnë të justifikuara.

Ndërsa për pjesën tjetër të personave që janë në hetim për trafik ndërkombëtar droge si pjesë e grupit të vëllezërve Habilaj, prokuroria ka vendosur sekuestron e disa pasurive, si tre dyqane, apartamente dhe një pikë karburanti, të dyshuara si të krijuara nga veprimtaria kriminale.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës