MENU
klinika

Dinastia Marubi

Gruaja qytetare myslimane pozon në Shkodër

16.10.2020 - 13:44

        Fotografitë e mëposhtme, vijnë të përpunuara me ngjyra, nga Suad Barbullushi. 

Në fotografinë kryesore, shfaqet një grua me veshje tradicionale qytetare myslimane të krahinës së Shkodrës, e realizuar në studion “Marubi” në Shkodër, në vitin 1922, nga Kel Marubi.

Kjo fotografi u përzgjodh si pjesë e ekspozitës “Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” në Muzeun Marubi në Shkodër, pas ekspozimit në Muzeun e Fotografisë FOAM, në Amsterdam.

Sipas Robert Elsie “Izolimi tradicional i shqiptarëve nga pjesa tjetër e Evropës, bënë që veshjet popullore të shfaqnin tipare të veçanta dhe shpesh të rralla… Veshjet popullore, tregonin jo vetëm përkatësinë fisnore dhe fetare, por edhe – për femrat në shumë raste – nëse gruaja në fjalë, ishte e martuar apo jo.”

Albumi me fotografitë e Marubit, të përpunuara me ngjyra, janë si më poshtë

 

Foto-Studio “Marubi” është e para studio e fotografisë; në Shqipëri e themeluar në vitin 1856 nga italiani, Pietro Marubbi. Pas vdekjes së mjeshtrit Marubbi, studion do ta trashëgonte djali i birësuar i familjes Kodheli, nga fshati i Zadrimës, Keli. Ai më pas do të thirrej nga njerëzit e qytetit, si Keli i Marubit dhe kështu, ai do të quhej përgjithmonë Kel Marubi, në nder të mjeshtrit të madh. Duke trashëguar studion dhe mbiemrin e mjeshtrit, në vitin 1907, Kel Marubi do ta shqiptarizonte emrin e studios, duke e quajtur atë “Dritëshkroja Marubbi”.

Pas vdekjes së Kelit, “Dritëshkroja Marubi” do të drejtohej nga i biri i tij Gegë Marubi, i cili kishte mbaruar studimet për fotografi në shkollën e parë të filmit dhe fotografisë të Vëllezërve Lumier në Francë. Fototeka Marubi do të krijohej si një sektor i Muzeut Historik të qytetit të Shkodrës në vitin 1970.

Në vitin 2003, Fototeka “Marubi” do të shkëputej nga vartësia e Muzeut Historik të qytetit dhe duke kaluar kështu nën vartësinë e Ministrisë së Kulturës, me statusin e institucionit kombëtar.

Sot Fototeka Kombëtare “Marubi” mbetet i vetmi institucioni përfaqësues i artit të fotografisë në Shqipëri, me një histori 157 vjeçare dhe në të ruajnë fondet e tyre fotografike këto fotografë: Pietro Marubbi, Mati Kodheli, Kel Marubi, Gegë Marubi, Kolë Idromeno, Shan Pici, Kolë Maca, Dedë Jakova, Pjetër Rraboshta, Angjelin Nenshati./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkodra në retrospektivë

158 vite në celuloid


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit