Vini re si po shqyhen sot për inceneratorët dhe për plehrat, për rrugët dhe për shkollat, për shtëpitë e tërmetit dhe për dekoratat, për dhënien e shtetësisë dhe për maskat.
Nuk bien dakord pothuajse për asgjë, e sidomos kur bëhet fjalë për shifra të larta në euro apo në lekë. Madje edhe për datën janë gati të mos merren vesh dhe të zihen pafundësisht.
Por asnjë fjalë nuk e thonë më për zgjedhjet, megjithëse ato janë në prag. E aq më pak për listat e deputetëve, të cilat u hapën me kushtetutë, por u mbyllën pastaj me Kodin e miratuar në mënyrë të njëanshme nga “Rilindja” në parlament.
Kjo është prova e qartë se në këtë pikë ata janë bashkë dhe pa asnjë dallim nga njëri-tjetri.
Sepse ata e duan Shqipërinë të pandryshuar dhe njësoj të sunduar prej 3 apo katër personash, për aq kohë sa ta kenë në dorë. Ndaj edhe duhen refuzuar fort më 25 prill.
Bindja Demokratike është e vetmja alternativë politike, që ka vendosur të garojë me listë të hapur, duke e sfiduar drejtpërdrejt kryetarokracinë, e cila po mbahet në këmbë me oksigjen prej partive të vjetra.
Stanjacioni i Edi Ramës dhe rotacioni i Lulzim Bashës nuk janë zgjidhje për Shqipërinë.