MENU
klinika

Pakt i rëndësishëm

SHBA refuzon ofertën e Rusisë për traktatin bërthamor

17.10.2020 - 21:01

Presidenti rus Vladimir Putin bëri dje një ofertë të re për të zgjatur traktatin e armëve bërthamore me SH.B.A.-në para se ai të skadojë në shkurt, por këshilltari kryesor i sigurisë së Presidentit Donald Trump e quajti atë një “jo starter” vetëm në rast se Moska gjithashtu bie dakord për një ngrirje të përkohshme në të gjitha armët bërthamore në kthim.

Putin, duke folur në një takim të Këshillit të tij të Sigurimit në Moskë, bëri thirrje për zgjatjen e Traktatit të Ri të Reduktimit të Armëve Strategjike për një vit pa kushte, duke thënë “se do të ishte jashtëzakonisht e trishtueshme nëse traktati ndalon së ekzistuari pa u zëvendësuar nga një pakt tjetër themelor”.

“Gjatë kaq shumë viteve, Starti i Ri ka funksionuar, duke luajtur rolin e tij në kufizimin dhe ndalimin e një gare armatimesh,” shtoi ai.

Në Uashington, këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien i tha një forumi se administrata Trump bie dakord për një zgjatje të afatit kohor por me rinovimin e kërkesës së saj Moska gjithashtu duhet të bjerë dakord për një ngrirje njëvjeçare të të gjithë rezervave të saj, duke përfshirë kategoritë e armëve bërthamore që nuk janë të mbuluara nga traktati.

“Ne bëmë një propozim. Ishte një propozim relativisht i drejtpërdrejtë që ne të zgjasim Start-in e Ri për një vit dhe rusët do të bllokonin kokat bërthamore për një vit,” i tha O’Brien Institutit Aspen dje.

Ai shoqëroi fjalët e tij me një postim në Twitter në të cilin ai bëri të qartë se SHBA nuk do të pranojë ofertën e re ruse.

“Shtetet e Bashkuara propozuan një zgjatje të Startit të Ri me një vit, në këmbim që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të ngrijmë të të gjitha kokat bërthamore gjatë asaj periudhe,” shkroi zyra e tij në Twitter. “Kjo do të kishte qenë një fitore për të dy palët, dhe ne besuam se rusët do ishin të gatshëm ta pranonin këtë propozim kur u takova me homologun tim në Gjenevë. Përgjigja e Presidentit Putin sot për të zgjatur START-in e Ri pa ngrirjen e kokave nukleare është një non-starter”.

Në fund të fundit, SH.B.A. thotë se dëshiron të zëvendësojë Start-in e Ri me një traktat vijues që gjithashtu kufizon armët jo-strategjike, ose armët taktike nukleare. Ajo gjithashtu dëshiron të përfshijë Kinën, e cila deri më tani nuk ka dhënë asnjë shenjë se është e interesuar për ndonjë ngrirje në arsenalin e saj relativisht të vogël, por në rritje atomik.

“Ne jemi duke shpresuar të kemi një marrëveshje të mrekullueshme për kontrollin e armëve,” tha O’Brien. “Në një moment, ne do donim ta përfshijmë edhe Kinën. Edhe Rusia nuk ishte dakord. Ne ishim të përgatitur të shkonim përpara me një marrëveshje të kontrollit të armëve SHBA-Rusi por do shohim nëse ata do të kthehen tek ne dhe cila është përgjigjja e tyre.”

Por ai gjithashtu pranoi se Rusia mund të jetë duke kërkuar kohën e saj për të parë kush fiton zgjedhjet presidenciale përpara se të pranojë çdo kërkesë Amerikane.

Joe Biden ka thënë se do ishte i gatshëm të zgjaste START-in e Ri pesë vitet e lejuara të traktatit, pa parakushte, dhe të fillonte punën për një pakt vijues.

“Mund të ndodhë që rusët të mos kthehen më”, tha O’Brien dje. “Ose thjesht po presin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.”

Start i ri kufizon secilin vend në 1550 koka bërthamore të vendosura dhe 700 raketa dhe bombardues dhe përfshin inspektime në terren për të verifikuar pajtueshmërinë me paktin.

Deklarata e Putinit vjen mes sinjaleve konfliktuale nga diplomatët rusë dhe amerikanë për fatin e paktit.

Putini dje propozoi të “zgjaste traktatin ekzistues pa asnjë kusht për të paktën një vit” për të lejuar “bisedime thelbësore”. Ai theksoi se Rusia është e gatshme të diskutojë për armët e reja në bisedimet e ardhshme me SH.B.A.

Më herët, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov shprehu skepticizëm rreth arritjes së një marrëveshje mbi Start-in e Ri, duke vërejtur se Rusia nuk mund të pranojë kushtet e paraqitura nga SH.B.A.

Lavrov specifikoi se Rusia nuk mund të pajtohet me propozimin e SHBA për të kufizuar armët bërthamore së bashku me kokat bërthamore që armatosin raketa strategjike dhe bombardues derisa SH.B.A. të bjerë dakord të tërheqë armët e saj taktike bërthamore nga Evropa.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Moska nuk do e pranonte kërkesën e SHBA për të patur verifikime si ato që kryheshin në vitet 1990 kur inspektorët ishin pozicionuar në fabrikat e raketave.

Pikëpamja pesimiste e Lavrov ishte në kontrast me deklaratat e fundit nga diplomatët amerikanë, të cilët thanë se Moska dhe Uashingtoni ishin afër një marrëveshjeje.

Por Daryl Kimball, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Kontrollit të Armëve, tha se të dy palët duket se janë ende larg njëra-tjetrës në këndvështrim lidhur me këtë çështje.

Të dy palët do tregonin zgjuarsi nëse bënin një zgjatje të Startit të Ri pa kushte për pesë vjet dhe është mirë që Presidenti Trump t’i thotë po ofertës së Putinit për një vit zgjatje të pakushtëzuar.

Kjo do t’i lejojë të dy palët për të vazhduar këto bisedime për kontrollin më ambicioz të armëve bërë ndonjëherë mes superfuqive.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Politico/ F.H, konica.al 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN