MENU
klinika

Korçë/ Detyrimi për maskat

Vendosen rreth 170 gjoba që prej hyrjes në fuqi të aktit normativ

19.10.2020 - 11:53

Që prej datës 15 tetor, nga ku hyri në fuqi akti normativ për mbajtjen e detyrueshme të maskës në vende publike, të hapura përvec banesës, në qarkun e Korçës vihen në ditë rreth 35 gjoba nga patrulla të ndryshme policore.

Burime bëjnë të ditur se deri sot janë vënë rreth 170 gjoba në të gjithë qarkun ndërsa shkeljen e rregullave e bëjnë zakonisht të rinjtë.

Duhet thënë se bashkia e Korçës ditëve të fundit ka patur shifra alarmante të të infektuarve me COVID-19 ndërsa mbajtja e maskës jo vetëm që është e detyrueshme por është edhe një lloj sensibilizimi për të gjithë qytetarët që ky virus vdekjeprurës të përhapet më pak.