MENU
klinika

Mungon pakti BE-MB

Ka mbetur ende pak kohë për të zgjidhur dramën e Brexit

19.10.2020 - 15:28

Të bërit show dhe prirja drejt rrezikut janë ngushtësisht të lidhura me Brexit. Deklaratat nga “Downing Street” këtë të premte se bisedimet mbi një marrëveshje të ardhshme tregtare “kanë marrë fund” duken një përsëritje e taktikave të Boris Johnson, ashtu si bëri edhe në bisedimet e daljes nga BE një vit më parë: Kërcënoi se nuk do arrihej asnjë marrëveshje, dhe e përdori këtë gjë si një mbulesë politike për të përfituar lehtësime në vazhdim.

Pretendimi i Kryeministrit Johnson se Mbretëria e Bashkuar është gati të dalë e vetme kur periudha e tranzicionit të përfundojë në dhjetor është me siguri një blof.

Brukseli e di këtë. Rreziku është që llogaritjet e gabuara të hedhin në erë bisedimet pavarësisht nga dëshira e të dy palëve për një marrëveshje. Kjo do të ishte më keq për Mbretërinë e Bashkuar por do të dëmtonte edhe BE-në gjithashtu.

Të dy palët kanë faj për ngërçin aktual. Johnson kishte rritur kërcënimet duke thënë se “do vazhdonte para” nëse nuk do të arrihej një marrëveshje brenda samitit të BE-së të premten e kaluar. Pavarësisht progresit të kohëve të fundit një marrëveshje nuk u arrit, liderat e BE-së e quajtën të gjithën një blof.

Por ata e lidhin të gjithë këtë me lëvizjet diplomatike. Deklarata përfundimtare e samitit nënkuptonte që të gjitha koncesionet duhej të vinin nga Mbretëria e Bashkuar. Premtimi për të shtuar bisedimet mes palëve u anulua, gjoja për të parandaluar BE-në dhe negociatorin e saj kryesor, Michel Barnier, që dukej se vepronte shumë sipas interesit të Johnson.

Kryeministri britanik nuk i ka lehtësuar gjërat duke mbajtur një komunikim të rremë: Se BE nuk është e gatshme t’i japë Britanisë marrëveshjen tregtare “të stilit kanadez” por kërkon një marrëveshje “të stilit australian”.

Në realitet, Britania e Madhe dëshiron një marrëveshje që shkon përtej modelit kanadez në aspektet kryesore.

Afërsia e madhe e Britanisë dhe volumi i lartë i shkëmbimeve me BE-në do të thonë që Brukseli duhet të adoptojë masa për të garantuar që s’do bëhet një konkurrent i padrejtë në det të hapur. Modeli australian është një eufemizëm për asnjë marrëveshje.

E pakënaqur me kushtet e saj aktuale, Canberra edhe tani po përpiqet të negociojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE.

Një vit më parë, Boris Johnson mund të ketë llogaritur që rreziku i një daljeje nga BE pa një marrëveshje me gjithë dëmin ekonomik që do të shkaktonte ishte politikisht i qëndrueshëm duke pasur parasysh premtimin e tij për të “përfunduar Brexit”.

Sot, pandemia kërcënon qindra mijëra vende pune në Britani.

Pavarësisht çfarë thotë kryeministri britanik, dhe shumë mbështetës të Brexit nuk do të arrijnë të kuptojnë pse nuk mund të bëhet një marrëveshje tregtare që qeveria dikur pretendonte se ishte më e lehta në histori.

Në mënyrë të qartë, dy kancelarët pro-Brexit, Rishi Sunak dhe ministri i zyrës së kabinetit, Michael Gove po presin që pakti të arrihet.

Dështimi do të ishte edhe më shumë një tradhti pasi për pjesën më të madhe të marrëveshjes tashmë është rënë dakord. Një rrugë për zgjidhjen e pikave ku ngec ajo ende duhet të gjendet patjetër.

Pas dhënies së disa bazave për ndihmën shtetërore ka edhe hapësirë ​​që MB të lëvizë më tej dhe të propozojë një mekanizëm gjykimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

MB gjithashtu mund të sigurojë mbulim për BE-në për të moderuar kërkesat dhe për të ruajtur status kuo-në për hyrjen në ujërat britanike për peshkim.

Kryeqytetet e BE-së duhet të lejojnë Johnson që të ketë mundësi të manovrojë dhe të shpëtojë imazhin e tij. Edhe parlamentari i ashpër francez, Emmanuel Macron, të premten theksoi mundësinë për një marrëveshje mbi peshkimin.

Nevoja për të bindur votuesit se ata po veprojnë në interesin e tyre më të mirë do të thotë që të dy Mbretëria e Bashkuar dhe BE kanë arsye të merren me bisedimet.

Kapitulli i parafundit i sagës së Brexit ka përfunduar duke mbajtur frymën pezull. Tani të dy palët duhet të gjejnë një zgjidhje në aktin përfundimtar.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Financial Times/ F.H, konica.al 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Synohet arritja e një marrëveshjeje

BE kërkon vijimin e bisedimeve me Britaninë për Brexit