MENU
klinika

Arsyeja

Sa i pafat, Uzuni nuk luan kundër Messit!

19.10.2020 - 17:59

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, është i pafat. Pasi humbi dy ndeshjet e fundit me Shqipërinë për shkak të një dëmtimi, tashmë është prekur nga koronavirusi dhe do të mungojë në ndeshjen kundër Barcelonës nesërmbrëma.

Lojtari nuk figuronte në grumbullimin me skuadrën për ndeshjen ndaj Kisvarda në kampioantin hungarez të premten dhe ka munguar në stërvitje gjatë këtyre ditëve. Si rrjedhojë, ai nuk iu bashkua ekipit që udhëtoi drejt Barcelonës për Ligën e Kampioneve.

Mësohet se shkak për këtë mungesë nuk është dëmtimi, por fakti se lojtari ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, që i heq një mundësi të artë për të treguar veten përballë një prej ekipeve më të forta në botë dhe një përballje kundër Messit.

Uzuni kishte qenë një nga figurat kryesore në kualifikimin e Ferencvaros në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, pasi me golat e tij ndaj Dinamos së Zagrebit dhe Molde siguroi kualifikimin historik të kampiones së Hungarisë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin