MENU
klinika

Historike

Arbitri shqiptar do të gjykojë Barça-Ferencvaros

18.10.2020 - 11:17

Mbrëmja e së martës do të jetë special për arbitrin shqiptar të FIFA-s, kosovarin me pasaportë zvicerane, Bekim Zogaj. Ai do të jetë në stadiumin e madh “Camp Nou”, teksa do të vendosë drejtësi në ndeshjen mes Barcelonës dhe Ferencvaros për Champions League.

Zogaj, i cili gjykon në kampionatin zviceran, është zgjedhur nga UEFA, si një nga anësorët e gjyqtarit kryesor. Kjo do të jetë hera e parë që një gjyqtar shqiptar do të ndajë drejtësinë në grupet e Ligës së Kampioneve.

Gjithashtu ndeshja e së martë do të jetë e veçantë edhe për sulmuesin e Kombëtares, Myrto Uzuni, pasi do të përballet me një skuadër si Barcelona dhe një lojtar të madh si Messi.