MENU
klinika

Mediat greke: Rama nuk mund të shkelë në “dy anije”

Dendias sot vizitë në Tiranë, çështja e detit mund të shkojë në Hagë

20.10.2020 - 09:28

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të zhvillojë gjatë ditës së sotme një vizitë zyrtare në Tiranë, ku pritet që të ketë takime të niveleve më të larta, e ku pritet që të diskutohen çështjet e mbetura mes dy vendeve.

Dendias do të ketë takim me presidentin Meta, kryeministrin Rama, kreun e opozitës Lulzim Basha, mE Janullatosin, me Vangjel Dulen, por edhe me biznesmenë të ndryshëm që e kryejnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Takimi i parë i Dendias do të jetë ai me Cakajn, rreth orës 11:00, ndërkohë që takimi me Ramën dhe konferenca pritet të mbahet rreth orës 12 e 45. Ministri grek takon Metën në orën 14:45 dhe Bashën rreth orës 16:00.

Sipas asaj që shkruajnë mediat në Greqi, çështja kryesore për Dendias do të jetë ajo për përcaktimin e zonave detare, e cila është lënë prej më shumë se dy vitesh pas dore, dhe e paçuar deri në fund.

Portali grek “Laë and Order.gr”, shkruan se kjo çështje është në fakt një parakusht për fillimin e procesit të pranimit të Shqipërisë në BE, prandaj Greqia pritet t’ia bëjë të qartë Tiranës se rruga për në BE kalon përmes Athinës.

“Si në Athinë ashtu edhe në Bruksel, askush nuk dëshiron t’i japë një çek të bardhë Tiranës në mënyrë që Shqipëria të marrë një pasaportë BE pa u zgjidhur zgjidhja Greko-Shqiptare”, thekson portali.

Mediat greke shkruajnë se Greqia është e gatshme për të hartuar një draft të përbashkët me Shqipërinë për mosmarrëveshjen për ta çuar në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

“Sipas informacionit, në të ardhmen e afërt Greqia do të zgjerojë zyrtarisht ujërat territoriale në Detin Jon, siç është njoftuar tashmë në 12 milje. Nga kontaktet me lidershipin politik shqiptar nëse nuk gjendet përsëri mundësia për të bërë përparim në bisedimet dypalëshe, Greqia është gati për fillimin e negociatave për një draft të përbashkët për referimin e mosmarrëveshjes për shënjimin e zonave detare të dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, thuhet në shkrim.

Në javët e fundit, qeveria greke ka kërkuar me ngulm që bisedimet të rinisin “sa më shpejt të jetë e mundur”, veçanërisht pasi Athina zyrtare nëshkroi një marrëveshje për detin me Italinë dfhe me Egjiptin.

Teksa fliste për mediat greke, pak ditë më parë, Dendias është shprehur se dhe me Shqipërinë çështja e detit kërkohet të zgjidhet sa më parë që të ishte e mundur, duke theksuar se kjo ishte dhe në të mirë të prespektivës europiane të vendit tonë.

Dendias do të ketë një seri takimesh me drejtuesit e minoritetit grek, ndërkohë që një tjetër pikë ku mund të ndalet kryediplomati në vizitat e tij në Shqipëri, është dhe ndërhyrja e Turqisë në marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

“Turqia, e cila ka një ndikim të rëndësishëm në Tiranë, ka bërë përpjekje sistematike për të sabotuar nënshkrimin e marrëveshjes”, shkruan portali “In.Greece”.

Sipas mediave greke, Dendias vizitoi Kosovën javën e kaluar dhe ndër të tjera, u përpoq të pyeste udhëheqësit e Kosovës nëse çështja e ndarjës së detit mund të vazhdojë normalisht me Shqipërinë, pa ndërhyrjen e Turqisë.

Gazeta greke “Ekathimerini” shkruante disa javë më parë se takimi i kryeministrit Edi Rama me Erdoganin para vizitës në Athinë më 16 shtator kishte alarmuar qeverinë greke dhe shumë zyrtarë që besonin se presidenti turk kishte dërguar kreun e qeverisë shqiptare për një ultimatum Greqisë.

“Populli shqiptar parashikon se e ardhmja e tij do të jetë Europa e Bashkuar, dhe jo një model i llojit të Erdogan, dhe as një “Blue Homeland” neo-Osman, të cilin, siç deklaroi ai gjatë një vizite në Tiranë, kufijtë do të arrijnë deri në brigjet e Adriatikut, përfshirë Shqipërinë! Mbi të gjitha, është vetë Rama ai që ka marrë përsipër barrën e udhëheqjes së vendit të tij për në BE dhe në fakt pret të caktohet një datë për fillimin e negociatave me miratimin dhe ndihmën e Greqisë”, shkruante “Ekathimerini”.

”Prandaj, ai nuk mund të shkelë në dy “anije” që projektojnë deklarata pompoze të tilla si “ne jemi në bashkëpunim strategjik me Greqinë dhe Turqinë”. Në një moment, ai do të përballet me dilemën “e Europës së Bashkuar ose me Turqinë?” dhe do të duhet të vendosë se anën e kujt do duhet të mbajë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN