MENU
klinika

Rregulli në Gjermani

Nuk jepen më viza për të rinjtë nga vendet jashtë BE-së, nëse…

21.10.2020 - 09:51

Pandemia e koronës u krijon probleme familjeve të reja që kanë nevojë për kujdestarë për fëmijët. Kush do të vijë si au-pair në Gjermani nuk merr dot për momentin vizë.

Në Gjermani ka rreth 15,000 të reja dhe të rinj që punojnë si au-pair, më shumë se 9,000 syresh nga vende jashtë BE-së. Në krye të listës: Kolumbia dhe Gjeorgjia, pasuar nga Ukraina, Rusia, Madagaskari, Zimbabve, Brazili dhe Vietnami.

Termi au-pair vjen nga frëngjishtja dhe do të thotë “reciprokisht”, kjo do të thotë që të rejat dhe të rinjtë që vijnë si au-pair tek një familje gjermane duhet të kujdesen 30 orë në javë për fëmijët dhe të bëjnë punë të lehta shtëpie. Për këtë punë dhe ndihmë familja u garanton një dhomë më vete, ushqim, para xhepi 280 euro në javë, të drejtën për pushime dhe kohë të lirë si dhe ndjekjen e një kursi për gjermanishten. Prandaj ka mjaft të reja e të rinj që e konsiderojnë ofertën tërheqëse sepse u mundëson të njohin intensivisht gjuhën dhe kulturën e vendit ku shkojnë.

Por për shkak të pandemisë korona shumë të reja dhe të rinj nga vende jashtë BE-së e kanë të pamundur të vijnë në Gjermani, sepse nuk marrin dot vizë. Kjo përbën problem edhe për familjet gjermane, sepse kur të dy prindërit punojnë nuk ka kush t’u mbajë fëmijët.

Kërkesë e madhe që i hap shtigje ilegalitetit

Shoqata e Ndërmjetësimit të Au-pair në Gjermani di për raste, në të cilat të reja dhe të rinj nga vende jashtë BE-së kanë hyrë në BE përmes Francës dhe më pas kanë ardhur për të punuar si au-pair në Gjermani. Po ashtu ka edhe mjaft raste që të reja dhe të rinj të cilëve u mbaron kontrata si au-pair si edhe vizat, por që gjendjen ende në Gjermani, marrin në mediat sociale oferta financiarisht tërheqëse që të qëndrojnë dhe të transferohen në një familje tjetër, madje edhe në mënyrë të paligjshme.

Për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me korona në Gjermani nuk pritet që qeveria të vendosë para pranverës së vitit të ardhshëm që të rejat dhe të rinjtë që duan të vijnë si au-pair në një familje gjermane të kenë të drejtën të pajisen me viza./ DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!