E ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën” moderatorja Fatma Haxhialiu rrëfeu me humor përditshmërinë e saj, foli për djalin 6-vjeçar Kian dhe vendimin për mos ta ekspozuar në rrjetet sociale.
Moderatorja “thumbuese” komentoi edhe videot që publikon me bashkëshortin në Instagram që jo pak krijojnë hilaritet në rrjet.
Fatma ka folur edhe për formatin që prezantonte me kolegen e saj Aulonën, për biznesin e saj të ri dhe për komunitetin që ka krijuar në rrjetet sociale.
“Unë kam zgjedhur të mbaj të mesmen e artë, kemi këtë risk që nuk kemi privatsi, nuk kam zgjedhur të jem hermetike fare, ka momente që do të bërtasësh më të madhe, por gjithmonë me masë e me kufij, p.sh në rrjetet sociale nuk e kam zbuluar portretin e djalit tim, i ka syçkat e bukura ai, por ende nuk e kam vendosur që Kianin ta ndaj me botën, më thotë me nxirr në skenë kur shikon televizor, e ka qejf shumë skenën, ndihet në habitatin e tij. Tani me kursin e kitarës me thotë që do të marri mikrofonin dhe të flasë në skenë, dëshiron të prezantojë, por unë kam vendosur që Kian të zgjedhe vetë, dua që ta mbroj nga shumë gjëra. Unë dhe tek partneri mundohem ta mbroj pasi komentet për të më lëndojnë, tek fëmija nxjerr bishën në fakt si çdo nënë.
Kjo video që kam postuar, kam shkrirë talentin, ne që punojmë në televizion e dimë si funksionon, si krijohen efektet e duhura përmes manipulimit në montazh. Unë me bashkëshortin përshtatemi dhe lidhja është shumë e fortë, ai ka një sens humori të paparë, ne gjatë karantinës jemi kënaqur e kemi kaluar pa stres izolimin, një pjesë unë e publikoja në instagramin tim e kam quajtur Karantina sipas Fatmës, por edhe burri ka hakmarrjet e tij, ai duket ëngjëllor por është i poshtër. Nga dalja ime publike kanë kaluar 11 vite, kanë qenë sfidë, asnjë nuk u mahnit për mua në fillim, nisa si asistente produksioni, më pas kalova në një format tjetër, ishte përvojë fantastike dhe e kisha më të lehtë më projektet e tjera, pasja u njoha me Aulonën pra shkallët i kam ndjekur rigorozisht dhe shkallë shkallë, kam patur sfidë me veten, që projekti të ketë sukses, tani po mendojmë me Aulonën nëse do jemi me të njëjtën formulë.
Arma jonë e fortë është ky binomi që ne kemi. Unë mendoj se ajo që na ka bërë të qëndrojmë gjatë si mikesha dhe kolege është se vijmë nga familje me të njëjtat parime, dhe jemi të sigurta në atë që jemi, ne i dimë gjërat që i kemi dhe që nuk i kemi, kur i kupton këto është e rëndësishme. Ajo ma muskujt s’ka flokët, unë kam flokët por s’kam muskujt. Biznesi im shkon mirë, është si bebe, do përkushtim të madh, mendoj që nuk e kisha pritur, e mendoja por jam e surprizuar dhe emocionohem shumë për gjithë feedback-un, jam shpërblyer për gjithë përkushtimin tim, vërtetë nuk do bëj miliona pasi shkëlqimin do ta ketë pas 15 vitesh, unë jam demi nuk bëj gjëra eksperimentale, është biznes i mirëfilltë, synoj që për momentin po e rris pak nga pak çdo ditë e më shumë. Me televizionin jam në moment pauze, kishte ardhur koha të reflektonim për gjërat që donim të bënim, çdo gjë e ka një cikël për të bërë të njëjtin format përjetësisht, nuk e kishim menduar që “thumb” të mbyllte ciklin, formati ndryshoi nga situata e re COVID, mendoj që i kemi dhënë gjithçka programit dhe i kemi dhënë kohë vetes pasi kemi bizneset tona respektive, kjo nuk do të thotë që jam shkëputur, edhe pse është moment krize për televizionin, e di që ky është moment shumë i vështirë, por unë nuk e dorëzoj stafetën kaq kollaj, nuk bëhet fjalë që ta lë kështu, nuk do dorëzohem kurrë.
Kam njëlloj detyrimi pasi jam personazh që ndikoj qoftë edhe tek dy njerëz, të tregojmë vërtetësinë pas kamerave, para ekranit duket qejf por nuk është kështu, njerëzit duhet të dinë që edhe unë kam puçrra ka celulit, që qaj, kam kilogramë më shumë, në këtë formë duke mos qenë gruaja dhe mamaja perfekte se shoqëria i vesh vajzave ca tipare superheronjsh, duhen shembur këto idealizma, nuk është kështu ky realitet është i shtrirur, ne në shtëpi rrimë me rrecka psh , rrimë me flokë të pakrehura e jemi pa make -up, pra realiteti është i njëjtë për të gjitha ne, jo vetëm për mua por edhe për ikonat si Beyonce, Melani Trump, Rihana. Unë nuk kam dashur të jem konkurrentja e asaj që ndjek, ndjekësit e mi janë komunitet që ne ndajmë gëzimet tona, trishtimet, jam e bekuar pasi audienca ime ka të njëjtën frymë. Më pyesin për këshilla për produkte. Unë Anila e dua një bebe të dytë, se mami im këtë do të dëgjojë, në fakt dua të bëj një beb tjetër nuk dua ta lë Kianin vetëm, e do vëlla, do punojmë të jetë motër dhe kështu do gjej formulën që të bëj vajzë”,-tha Fatma.