Çfarë është uria nervoze dhe çfarë duhet të dimë për të.
Interpretimi biologjik– “Të hash” dhe pse nuk ke uri është një ndryshim i mekanizmit të kontrollit nga hipotalamusi. Në tru ka sinjale që paralajmërojnë trupin kur niveli i sheqerit në organizëm është shumë i ulët dhe si përgjigje është nevoja për të ngrënë
Ndoshta në bazë të obezitetit, apo në përgjithësi të çrregullimeve të ushqimit dhe në veçanti i urisë nervoze është keqfunksionimi i këtij mekanizmi.
Interpretimi psikologjik– Ju hani dhe pse nuk keni uri, duke pasur një impuls të pakontrollueshëm, si një veprim i detyrueshëm për të gëlltitur diçka e më pas ndjeheni në faj. Uria nervoze vjen nga mërzitja, nëse për shembull nuk dimë çfarë të bëjmë, nga ankthi, trishtimi, vetëvlerësimi i ulët dhe vetmia.
Uria nervoze na bënë të zëendësojmë dashurinë, sigurinë e lumturinë që nuk e kemi me ushqimin.
Që në fazat e para të jetës, kur nëna i jep fëmijës për të pirë sepse qan, dhe pse uria nuk është motivi i vërtetë i të qarës, duke krijuar konfuzion tek fëmija mes gjendjes së urisë dhe kërkesës për dashuri e përkëdhelje.
SI TË LUFTOSH URINË NERVOZE
Faza e parë: Eliminoni shkaqet.
Përpiquni të kuptoni nëse jeni i trishtuar, çfarë e provokon ankthin, pse ndjeheni vetëm. Mundohuni ti jepni një përgjigje vetes për të lehtësuar dhe zvogëluar episodet e urisë nervoze.
Faza e dytë: Ushtrimet fizike
Praktikoni në mënyrë të vazhdueshme një sport dhe/ose teknikat e relaksimit si joga apo pilates, të cilat ndihmojnë në qetësimin e urisë nervoze.
Faza e tretë: Produktet natyrale
Ka bimë të ndryshme që ndihmojnë në kontrollin e urisë nervoze si citrus aurantium dhe rodiola rosea, lulja e pasiflorës etj.