23.10.2020 - 12:35
Këngëtarja 32-vjeçare do të jetë pjesë e shfaqjes së humorit Saturday Night Live këtë fundjavë dhe nga videot e publikuara, njerëzit duken përsëri “të shokuar” pas humbjes drastike të peshës, që Adele pati.
Fituesja e disa çmimeve Grammy, u shfaq me një veshje jo dhe aq ekstravagante apo ekspozuese, por sidoqoftë, ajo mori vëmendje për format e saj trupore.
Adele u shfaq me këngëtaren H.E.R dhe komedianen Kate McKinnon, të treja të pajisura me maska.
Ajo është shprehur se nuk do të këndojë në shfaqje, pasi do që të jetë e fokusuar në prezantim, por nëse fansat po e kërkojnë, ndoshta ekzistojnë mundësitë dhe për një performancë live.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Si u duk pas festës së Oscar?
Adele pothuajse e panjohur me 30 kilogramë më pak
Pesë vite pas projektit të saj të fundit
Adele ka një datë për albumin e ri!
“Unë jam 31 vjeç. Faleminderit Zot..."