MENU
klinika

Abuzime me detyrën

Katër kryetarë bashkie thirren në prokurori

23.10.2020 - 20:51

Tre kryetarë bashkie të Qarkut të Elbasanit kanë përfunduar në prokurori gjatë ditës së sotme.

Kryebashkiaku i Peqinit, Lorenc Tosku është marrë në pyetje nga prokuroria e Elbasanit, pasi makinën e zyrës së Bujqësisë e ka përdorur për nevoja private, duke shpërdoruar kështu detyrën.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Belshit, Arif Tafani është thirrur në Prokurori për të dhënë sqarime pas nisjes së hetimeve nga organi i akuzës në lidhje me investimet në Pedonalen e qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra është marrë në pyetje në prokurorinë e Elbasanit pasi ndaj tij ka një kallëzim për prishje në mënyrë të pa ligjshme të një prone private.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Gramshit, Klodian Tace është marrë në pyetje në Prokurorinë e Elbasanit pasi dyshohet të ketë abuzuar me tenderin e blerjes se automjetit luksoz të bashkisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN