Kanë kaluar 30 vjet që nga fundi i Luftës së Ftohtë, e megjithatë Kontinenti i Vjetër nuk është plotësisht i bashkuar. Jo e gjithë Evropa është e lirë dhe demokratike. Disa pjesë të kontinentit janë nën pushtimin e huaj, ”fqinjësor”.
Ne jemi dëshmitarë të përpjekjes së qytetarëve në Bjellorusi, për ta futur vendin në shinat e demokracisë. Disa shtete evropiane po përpiqen të modernizohen në një mënyrë që do të zhdukte “bagazhet e tyre” historike në lidhje me sistemet e tyre politike dhe ekonomike.
Evropa duhet të ketë mjete reale për integrimin në union. Portat për në BE, duhet të jenë të hapura për të gjitha vendet evropiane që ndajnë idetë e integrimit, të cilat hodhën bazat për këtë proces.
Njëherazi, demokracitë evropiane nuk duhet të kenë modelet e tyre të zhvillimit, dhe vendimet vetjake se si i ndërtojnë aleancat e tyre, të cilat mund të vihen në dyshim nga dikush në Evropë. Ky ka qenë pozicioni i diplomacisë polake për 3 dekada.
Disa vende në kontinentin tonë, kanë shansin të anëtarësohen në Bashkimin Evropian në të ardhmen e afërt. Shtetet e Ballkanit Perëndimor, po e udhëheqin qartazi këtë garë. Midis tyre janë vendet kandidate – Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe kandidatë të mundshëm – Bosnja dhe Kosova.
Së bashku, ato përbëjnë treg prej 18 milion banorësh. 70 për qind e ekonomive të tyre, tashmë janë të lidhura me BE-në. Ndërkohë, Bashkimi Evropian kryeson listën e investimeve të huaja, përpara Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë.
Maqedonia e Veriut,e ka zgjidhur më në fund konfliktin e saj me Greqinë rreth çështjes së emrit. Prej më shumë se një dekade, Shqipëria është një anëtare e qëndrueshme e NATO-s. Pavarësisht nga egoizmi i presidentit francez Makron, dhe rezervat e tij e shprehura prej tij në fillim të këtij viti, Brukseli vendosi të nisë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Popullsia e tyre e përbashkët arrin në 5 milion njerëz, afro 1 për qind e totalit të Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh ambiciet dhe prosperitetin e bllokut, BE duhet të jetë lehtësisht në gjendje të përthithë 2 apo edhe 6 anëtarë të rinj të kësaj madhësie, si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë politik.
Dekada më parë, gadishulli ballkanik ishte një rajon i “infektuar” nga konfliktet, dhe pikërisht aty nisi njëra nga 2 luftërat botërore. Ku rajon u dërrmua keq edhe nga Lufta e Dytë Botërore, por edhe eksperimentet sociale që pasuan fundin e atij konflikti.
Shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë, ishte burimi më i fundit i traumës. Duke pasur parasysh atë që ka ndodhur gjatë shekullit të shkuar, nuk është për t’u habitur pse reformat dhe adoptimi i standardeve dhe vlerave evropiane, kanë qenë një rrugëtim plot zigzage për elitat politike të Ballkanit.
Disa nga këto vende,sapo ishin mësuan me idenë e sovranitetit.Ato u krijuan pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Elitat e tyre, kanë frikë nga perspektiva e humbjes së sovranitetit dhe fuqisë politike të sapo-fituar. Evropa duhet të jetë në gjendje të vlerësojë ndjeshmërinë,ndaj aspekteve të caktuara të sigurisë kombëtare të shteteve të Ballkanit.
Propozimi i presidentit Makron në fillim të këtij vitit, për të pezulluar negociatat e anëtarësimit, nuk është një mënyrë kreative për t’u përballur më çështjen e reformave të pa realizuara nga këto vende. Edhe ndryshimi i kritereve për anëtarësim, është një tjetër ide e keqe.
Heqja dorë nga Kriteret e Kopenhagenit, dhe zëvendësimi i tyre me një koncept të paqartë,
të papërcaktuar dhe të diskutueshëm të “shtetit ligjor”, është shkelje e qartë e traktateve themeltare të unionit. As metodologjia e zhvillimit e negociatave, nuk duhet të ndryshohet. Vendet kandidate, nuk duhet të trajtohen si minjtë në një laborator, për zgjidhje që disa euro-federalistë do të dëshironin t’i zbatonin në të famshmen ‘acquis communataire’.
Kjo vlen edhe për idetë mbi mbrojtjen e klimës, reformat sociale dhe ideologjinë. Vendet kandidate, nuk kanë pse të përmbushin llojin e kritereve të anëtarësimit, që nuk janë plotësuar as nga anëtarët aktualë. Negociatat e pranimit në BE, duhet të bazohen mbi kritere dhe kushte të përcaktuara nga Traktatet aktuale Evropiane.
Rruga e duhur që duhet ndjekur, është një sistem i besueshëm i stimujve dhe shpërblimeve të prekshme për reformat e suksesshme. Kjo mund të përfshijë pjesëmarrjen e këtyre vendeve kandidate në programet e BE-së, qasjen në politikat e unionit, dhe në sektorë të caktuar të tregut të BE-së, me trajtim preferencial.
Shpërblimet mund të përfshijnë edhe pranimin e tyre në agjencitë evropiane. Zgjidhje të tilla, kanë qenë objekt i diskutimeve tona në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian. Kjo lloj ideje për zgjerimin, gëzon mbështetjen si tëkonservatorëve ashtu edhe reformistëve evropianë.
Por as një metodologji më efikase e negociatave, apo një program më i mirë i stimulimit, nuk do të mjaftojnë pa vullnetin politik nga të dy palët. Për një tangoduhen dy vetë. BE-ja duhet të jetë më pak hezituese dhe më e vendosur për t’u zgjeruar,në krahasim me vendet kandidate.
Fatkeqësisht, institucionet e BE-së po përballen ende me një lloj kaosi konceptual. Ne ende
debatojmë mes nesh, nëse duhet ta zgjerojmë apo thellojmë integrimin tonë. Vetoja e presidentit Makron ndaj bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ishte rezultat i kësaj dileme të vazhdueshme.
Ne jemi ende duke debatuar mbi aspektet politike të integrimit evropian. Brexit, ishte çmimi që paguam për tendencat federaliste dhe hegjemoniste të disa anëtarëve të BE-së. Në fund, Bashkimi Evropian humbi një fuqi bërthamore, dhe një vend të rëndësishëm të G7-ës.
Nga ana tjetër, ne jemi ende duke debatuar mbi të ashtuquajturën politikë të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së. Për pasojë, ëndrrat për një autonomi strategjike, po shkatërrohen nga pamundësia për të krijuar një Komision Evropian realisht gjeopolitik.
Kjo ka bërë që Evropa të dështojë rregullisht në trajtimin e krizave që rrethojnë kufijtë dhe periferinë e saj.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, ne shqetësohemi se si institucionet e BE-së përpiqen të zgjerojnë kompetencat e tyre, duke i anashkaluar Traktatet e unionit. E gjitha kjo ka një ndikim negativ mbi procesin e zgjerimit të BE-së. Të mos harrojmë se natyra e urren boshllëkun. Problemet, me të cilat nuk jemi në gjendje të përballemi në Evropë dhe rreth periferive tona, mund të krijojnë hapësirë për konkurrencën e aktorëve të tjerë.