MENU
klinika

Ja për çfarë bëhet fjalë

3 muaj pas “MozzArt”, Mozzik ka gati një tjetër projekt!

25.10.2020 - 11:17

Mozzik nuk ka ndërmend të ndalet dhe si gjithmonë nuk harron të na surprizojë. Reperi i qindra hiteve ka zbuluar për fansat e tij se shumë shpejt do të lançojë albumin e dytë!

Po, e dëgjuat shumë mirë, albumi i dytë do të vijë vetëm pak kohë pas “MozzArt”. Reperi ka publikuar në Instagram një videomesazh për të treguar se albumi i tij i ri është gati. Pavarësisht se pandemia prishi planet e të gjithëve, për Mozzik duket se ka qenë një kohë e artë, sepse ai ka treguar se ka mundur të punojë shumë për këtë projekt madhështor.

Edhe në video Mozzik shfaqet duke punuar e shprehet se albumi është realizuar me shumë mund, dhimbje e sakrificë. Reperi nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me të, sepse emrin nuk e ka ende gat, megjithatë i ka siguruar fansat se së shpejti do t‘ju zbulojë gjithçka.

Në fakt ky albumi i dytë erdhi plotësisht si surprizë, sepse vetëm 3 muaj më parë ai lançoi të plotë albumin e tij të parë, “MozzArt”. Ky i fundit përmban në total 20 këngë dhe bëri bujë shumë të madhe, duke arritur 30 milionë shikime në fare pak kohë.

Pjesë e “MozzArt” ishte dhe kënga që reperi ja kishte dedikuar vajzës së tij, “Hana”, që cilësohet si një nga projektet më të ndjera që Mozzik ka realizuar deri më tani.