MENU
klinika

Ka marrë shumë kritika së fundmi

Era Istrefi u përgjigjet të gjitha komenteve negative

28.04.2024 - 13:28

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Mona Lisa”. Ndërkohë që është pritur shumë mirë nga publiku, ka patur edhe nga ata që kanë kritikuar projektin e tij të artistes, duke shkruar komente negative.

Lidhur me këro komente negative, Era ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, përmes të cilit ka shprehur zhgënjimin e saj ndaj komentueseve.

“Kam nisur të mendoj që dikush qëllimisht është duke më shkruar të gjitha këto komente negative… si duket, një person që nuk i pëlqen muzika ime, thjesht bën ‘NEXT’ dhe dëgjon diçka tjetër,” shkruan ajo, duke nënkuptuar se nuk ka arsye për të ofenduar dikë vetëm pse stili i tyre nuk përputhet me shijet personale.

Këngëtarja vuri në dukje se njerëzit të cilët nuk e pëlqejnë artin e saj bien në një sjellje të pakuptimtë kur vendosin të merren me ofendime në vend që të kalojnë thjesht tek një këngëtar tjetër. “Nuk besoj se dikush do ta merrte kaq seriozisht muzikën time saqë të ofendohej aq shumë,” shtoi ajo në postimin e saj.

Ndërsa dukej e mërzitur nga sjellja e njerëzve që vazhdojnë të lënë komente pa ndalur, Era gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen që ka marrë përgjatë karrierës së saj dhe u shpreh se do të vazhdojë të bëjë muzikë, të eksperimentojë dhe të ndjekë ëndrrat e saj. “Faleminderit shumë mbështetësve, Zoti ju bekoftë. Jeni yje,”