Që nga krijimi i saj Partia Demokratike ka prodhuar afro 20 parti të reja.
Duke filluar nga:
partia e Neritan Cekës,
partia e Genc Pollos,
partia e Abdi Baletës,
partia e Dashamir Shehit,
partia e Bamir Topit,
partia e Rudina Hajdarit,
partia e Myslym Murizit,
partia e Astrit Patozit,
partia e Myslym Murrizit
etj etj etj
Unë e vlersoj maksimalisht kurajon dhe inisiativat e tyre të përkohshme, sepse janë më të ndershme sesa servilizmi i të tjerve.
Imagjinoni sikur Lulzim Basha të mos ja dhuronte Berisha postin e kryetarit dhe ai të krijonte një parti të re. Do ishte qesharake dhe e paimagjinueshme.
A lidhet ky fenomen me karakterin shqiptar në përgjithësi apo me lidershipin e PD në veçanti.
Sigurisht që në thelb ka element shqiptar që ndër 5 shqiptar, 4 duan kryetar.
Gjithsesi kjo nuk është 100% realitet shqiptar por me karakter tradhtar. Jo të atyre që largohem por të lidershipit që tradhton kauzat dhe shokët e idealit.
Ditë më parë botova njē listë të 345 themeluesve të Partisë Demokratike dhe 344 janë eleminuar nga listat e deputetve dhe ka mbetur vetëm ekzekutori Sali Berisha.
Ka shumë idiotë që mendojnë se vetëm Berisha e meriton të qëndroj dhe të tjerët janë tradhëtarë dhe të konsumuar.
Sipas tyre:
Vetëm Berisha nuk plaket
Vetëm Berisha nuk konsumohet
Vetëm Berisha nuk korruptohet
Vetëm Berisha s’duhet dal pension
Vetëm Berisha ka merita
Vetëm Berisha nuk vjedh
Vetëm Berisha është krijuesi
Vetëm Berisha është themeluesi
Sipas tyre të gjithë vodhën dhe u pasuruan në kurriz të Saliut.
Berisha- thonë ata: i afroj dhe ai duhet ti largoj.
Berisha- thonë ata: i bëri njerëz se ata nuk e meritonin.
Berisha ishte Zoti që ndante kockat dhe ai ta ndërpret karrierën kur të doj ai.
Ata mendojnë se po të flaku në rrugë Berisha duhet të heshtësh.
Por të gjithë harrojnë një gjë: Berisha ju lëpi mē vonë të gjithë emrave që largoi dhe i bashkoi si e vetmja mundësi për tu rikthyer në pushtet në 2005.
Ishte e vetmja mundësi që Partia Demokratike të rikthehej në pushtet.
Sot lideri i emëruar i kësaj partie nuk po shndërrohet dot në lider opozite.
Partia Demokratike sapo shpalli njē listë me 300 emra për deputet.
Lista vulos jo hapjen por mbylljen zyrtare të kësaj partie për dy arsye:
1- Në lista nuk figuron asnjë nga kritikët e Lulzim Bashës apo ata që mbështesnin rivalin Sokol Olldashi. Basha i ka eleminuar të gjithë.
2- Në lista nuk gjen asnjë intelektual apo faktor të rëndësishëm të kandiduar jashtë strukturave të PD. Partia s’është hapur por mbyllur 100% për njerëz pa teser partie.
Militantët thjesht kanë propozuar njëri-tjetrin nëpër fshatra apo lagje.
Kjo shënon mbylljen më hermetike në historinë e saj të Partisë Demokratike, prandaj brenda saj po krijohen me dhjetra parti të reja.
Një lider nuk mund të drejtoj opozitën, kur s’mban dot të bashkuar partinë e tij.
Logjika është e thjeshtë: Basha ndryshe nga Berisha i viteve 2005, po përgatitet për humbjen e zgjdhjeve në 25 Prill dhe i duhet një listë humbëse me militant dhe njerës anonim dhe pa pretendime për ti zënë karrigen pas humbjes. Ai nuk sheh me optik kryeministri që afron çdo kënd por, kryetari partie që mban gardhin me tela me gjemba.
Këta që largohen nuk janē tradhëtar por të tradhtuar.
E turpshme është logjika e militantve që justifikohen: “Për inat të vjehrrit Lulzimit, të larguarit mos flejnë me mullixhiun”
Gjithsesi kanë pjesërisht të drejtë:
“Gjumë me Edi Ramën, duhet të flej vetëm Lulzim Basha, por do të jetë vonë për ata kur të zgjohen. Sepse në 25 Prill do e shikojnë kryetarin e tyre me barrë, shtatzanë 7 muajsh”