MENU
klinika

“Testet masive dhe të atyre me shenja klinike, të nevojshme"

Mjeku tregon pse s’duhet të trembemi: 93% e kalojnë fare lehtë virusin, mbyllja e kufijve…

26.10.2020 - 15:15

Futja e Italisë në “gjysmë karantinë” pas rritjes së shpejtë të shifrave të të infektuarve, ka përcjellë frikë edhe këtej bregdetit, në Shqipëri.

Por, për mjekun epidemiolog Ilir Alimehmeti, situata nuk është kaq e zymtë sa duket. Këtë e mbështet në raportin e fundit zyrtar për periudhën 28 shtator-11 tetor, përmes të cilit kërkon që popullsia të kuptojë rëndësinë e vërtetë të infeksionit. Shifrat tregojnë që shumica dërrmuese, 92.8% nuk kanë nevojë për mjekim spitalor, përqindja e fataliteteve është vetëm 0.3 dhe për personat deri në 50 vjeç vdekshmëria është zero.

KUSH INFEKTOHET MË SHUMË

Moshat aktive janë ato që infektohen më tepër dhe kanë nivel më të ulët vdekshmërie, në krahasim me fashat e tjera moshore të marra në analizë. Kështu, gjysma e të infektuarve në harkun kohor të dy javëve janë të moshës nga 19 deri në 50 vjeç, thuajse 25% e përbëjnë ata deri në 70. Pjesa tjetër, të vegjlit dhe mosha e tretë përbëjnë hiç më shumë se 28%. Ndërsa përqindja e atyre që shkojnë deri në fatalitet, rritet me vitet dhe fillon nga 50 vjeç e lart. Ajo çfarë është me rëndësi, sipas Alimehmetit, është fakti që personat deri në 18 vjeç nuk figurojnë fare në tabelën e fataliteteve, ndërsa përqindja totale e vdekshmërisë që është 0.3. Një tjetër e dhënë që veçon epidemiologu është përkatësia etnike e të infektuarve. 89% janë italianë dhe vetëm 2.4% janë raste të importuara nga jashtë shtetit, pjesa tjetër nuk dihet. “Pra, mbyllja e kufijve nuk ka pasur asnjë kuptim epidemiologjik duke qenë se shumica dërrmuese e rasteve janë pikërisht autoktone”, deklaron Alimehmeti.

TESTIMET

Të gjithë flasin për trinomin, “testo-gjurmo-trajto”, duke u ndalur më shumë në rëndësinë e të parit. Edhe Alimehmeti është për testime masive e veçanërisht testime të personave që paraqesin shenja klinike. Shembulli është afër. Rastet e identifikuara në harkun kohor të dy javëve janë të ndara gati proporcionalisht midis testimeve masive, paraqitjes së simptomave dhe hetimit epidemiologjik. “Mund të shihet qartë se sa e nevojshme është të testohen personat me klinikë dhe testet masive”, shkruan epidemiologu.

PACIENTËT

Duke folur për testimet, del edhe një tjetër konkluzion: se sa të rëndësishme janë testimet masive. Pikërisht për të zbuluar dhe izoluar rastet asimptomatike. Dhe nuk janë pak, por 56% e të infektuarve në harkun kohor të marrë në studim në shtetin fqinj. Nga pacientët e infektuar dhe të identifikuar përmes trinomit të lartpërmendur, 15.7% e tyre paraqisnin shenja minimale, 22.1% shfaqeshin me shenja të lehta, 6.6% në gjendje të rëndë, praktikisht për mjekim spitalor dhe 0.7% e të infektuarve kanë shenja kritike dhe janë shtruar në terapi intensive. Simptomat që shfaqin kanë diktuar edhe trajtimin e mëpastajmë. Thuajse të gjithë ata që e kalonin lehtë sëmundjen, pa ose me shenja tejet të lehta janë trajtuar në kushte shtëpie, 7.6% e të infektuarve janë trajtuar në spital në repart normal, ndërsa 0.7% në spital të madh. Duke përcjellë këto shifra shpresëdhënëse të marra në studim jo për periudhën më delikate (e cila ka ardhur ditë më vonë), epidemiologu përcjell mesazhin e mospërhapjes së panikut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Sipas BE, kufijtë mund të hapen me vendet që…"

Epidemiologu: Rritja e temperaturave dhe e lagështisë ul infektimin nga COVID

Mjeku epidemiolog nxjerr studimin e huaj dhe jep dy lajme të mira

“Kina gënjeu për kurbën e koronavirusit, ja harku kohor i virusit. Tani, forca e tij…”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!