Numri dy i PPE në Parlamentin Europian, Andrei Kovaçev ka mbështetur Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili tha se Parlamenti shqiptar duhet të presë opinion e Venecias, sa i përket miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Njësoj si Komisioneri për Zgjerimin edhe Kovaçev kërkoi që qeveria dhe parlamenti të presin Opinionin e Venecias, duke theksuar se në çdo rast Kodi Zgjedhor dhe Opinioni i Venecias, duhet të jenë në përputhje, pasi kjo do shërbente në favor të demokracisë.
DEARATA E PLOTË E ZËVENDËS PRESIDENTIT TË PPE-SË
Mbështes qëndrimin e Komisionerit OliverVarhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë, në çdo rast, në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias, pasi do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri. Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë.