Një ndër personat e grupit negociator me Greqinë, Artur Meçollari, ish-zëvendëskomandanti i Forcave Detare, është bërë pjesë e debatit për çështjen e shumë përfolur të kufirit detar Shqipëri – Greqi.
Si personi që ka qenë mes njerëzve që negociuan me grekët Meçollari ka reaguar duke thënë se Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi marrëveshjen detare Shqipëri-Greqi do të jetë më i mirë, se draft marrëveshja e vitit 2009.
Sipas tij, nuk mund të ketë një vendim më të keq se ai i vitit 2009 pasi vija delimituese e vitit 2009 nuk merr në konsideratë influencën e vijës së drejtë bazë të Shqipërisë.
Status i Meçollarit
Mundësitë e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi marrëveshjen detare me Greqinë.
Vendimi i gjykatës do të jetë më i mirë se draft marrëveshja e vitit 2009, pasi vija detimituese e saj është shtyrë në kufijtë maksimal të mundshëm.
Pra, nuk mund të ketë një vendim më të keq se ajo. Kjo pasi vija delimituese e vitit 2009 nuk merrë në konsidetatë influencën e vijës së drejtë bazë të Shqipërisë, shfuqizuar në vitin 2008, si dhe korrektimin e saj pēr delimitimin e detit territorial (efekti i shkëmbinjëve) dhe në shelfin kontinental / zonën ekonomike ekskluzive (efekti i ishijve).
Qëllimi final i çdo negociate është fitimi i sipërfaqes detare maksimale të mundëshme. Vendimi i gjykatës nga pikëpamja e sipërfaqeve shtesë të përfituara ka tre mundësi:
1) vija e re delimituese të shrtihet midis draft marreveshjes se vitit 2009 dhe propozimit të Greqisë në negociatat e vitit 2018. Në këtë rast vajtja në gjykatë nuk është zgjidhja më e mirë.
2) vija e re delimituese të shtrihet midis pozicionit të palës greke dhe asaj shqiptare në negociatat e vitit 2018. Në këtë rast vajtja në gjykatë është e diskutueshme.
3) vija e re delimituese të shtrihet përej pozicionit të palës shqiptare në negociatat e vitit 2018. Në këtë rast vajtja në gjykatë është zgjidhja më e mirë.
Faktorët vendimtar që do të ndikojnë në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare tē Drejtësisë do të jenë:
1) efekti i vijës së drejtë bazë të Shqipërisë në fuqi përsëri nga viti 2011, i cili ka nje përfitim 35 herë më të madh se efekti i shkëmbit Barketa në delimitimin e detit territorial,
2) efekti i shkëmbit Barketa në delimitimin e detit territorial dhe
3) efekti i ishujve në delimitimin e shelfit kontinental / zonës ekonomike ekskluzive.