MENU
klinika

"BE e gatshme për të dhënë ekspertizën e nevojshme"

Identifikimi biometrik, Celibashi: S’kemi ende faturë!

27.10.2020 - 08:42

Implementimi i teknologjisë në zgjedhje ishte një nga arritjet që bëri më shumë bujë në Kodin Zgjedhor, të miratuar me konsensus më 23 korrik. Ky është edhe një nga prioritetet e KQZ-së së reformuar.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi dje se po punohet për përcaktimin e detajeve teknike dhe se ende nuk ka një faturë se sa do të kushtojë. Ndërkohë, ai tha se Bashkimi Europian është treguar i gatshëm që të ndihmojë vendin tonë me ekspertë për të arritur implementimin.

“Është qeveria, ajo e cila ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur. Akoma nuk kemi një vlerësim, pasi ky vlerësim do të vijë pasi të kemi përcaktuar cilat parime, qoftë ato organizative, qofte teknike, do përcaktojnë implementimin e teknologjisë. Ne kemi pasur një takim me ambasadorin Soreca, i cili na garantoi mbështetjen e ekspertizës së BE-së për implementimin e teknologjisë”, tha Celibashi. Një tjetër detyrë e re e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është monitorimi i aktiviteteve të qeverisë nëse aktivitetet shtetërore do të përdoren për fushatë partiake.

Sipas afateve të përcaktuara në Kod, monitorimi fillon 5 muaj para zgjedhjeve, praktikisht më 5 dhjetor. Kryekomisioneri Celibashi u shpreh se po përgatiten stafet dhe se aktivitetet që kategorizohen si fushatë elektorale, nuk do të lejohen të transmetohen, ndërsa për mediat do të parashikohet gjobë nëse e transmetojnë.

“Stafet përkatëse janë duke punuar për këtë çështje, për ta administruar që zgjedhjet të realizohen në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare. Ne e kuptojmë që ka nevojë që të rikthehet besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor, por edhe i partive politike në proces. Nuk pengohem dhe autopengohem për ta ushtruar përgjegjësinë time si komisioner në përputhje me të gjitha ato përcaktime të Kodit Zgjedhor dhe të Kushtetutës”, tha Celibashi. Por a mund të imponojë pandemia forma të votimit online? “Kjo ngelet për t’u parë, është çështje delikate dhe kërkon vlerësim të të gjitha rasteve që do na imponojnë votim në këtë formë”, shprehet kreu i KQZ-së së re.

KONSTITUIMI I RREGULLATORIT
Në mbledhjen e parë, Komisioni Rregullator vendosi që takimet dhe vendimet zgjedhore të merren edhe online në rast të ashpërsimit të pandemisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zgjidhet kryekomisioner me 106 vota pro

Ilirjan Celibashi rikthehet në krye të KQZ!

"Do punoj me paanshmëri dhe transparencë"

Celibashi zyrtarisht Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!