MENU
klinika

Rezultati

Del përgjigja e tamponit të dytë i Ronaldos

27.10.2020 - 21:05

Pritej me shumë ankth për të parë një tjetër sfidë mes Messit dhe Cristiano Ronaldos, por nuk do të ketë, të paktën në Torino jo. Portugezi i Juves iu nënshtrua dy tamponave, të cilat, megjithatë, përsëri nxorën në pah pozitivitetin ndaj koronavirusit.

CR7 nuk mund të jetë në fushë nesër në ndeshjen në “Allianz Juventus” kundër Barcelonës. Ronaldo, i cili ka qenë jashtë që prej 13 tetorit të kaluar dhe ka qenë gjithmonë asimptomatik, shpresonte të kishte kapërcyer sëmundjen dhe më në fund të ishte në gjendje të kthehej në fushë, por fati nuk është me të.

Tamponi i fundit që Ronaldo kishte bërë ditët e fundit kishte zbuluar një ngarkesë virale shumë të ulët dhe Pirlo shpresoi ta kishte atë në dispozicion. Gjithsesi, edhe ai është shëndoshë e mirë, sipas protokollit, do të qëndrojë në shtëpi.

Ndërsa për të tjerët, Leonardo Bonucci bëri punë të veçantë. Deklarata e së hënës përjashtoi dëmtimet e muskujve në kofshën e djathtë dhe mjekët po përpiqen në çdo mënyrë të shërohet. Nëse nuk ia del, McKennie është gati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin