MENU
klinika

Dita e 14-të e grevës/ Naftëtarët thirrje Kuvendit

“Lini mënjanë Kodin Zgjedhor, diskutoni për problemet tona”

28.10.2020 - 11:00

Naftëtaret e Ballshit kanë hyrë në ditën e 14-të të grevës teksa vijojnë rezistencën e tyre për plotësimin e kërkesave. Gratë që tashmë mbushin dy javë në grevë thonë se nuk dorëzohen derisa të marrin lekët. Ato theksojnë se kryeministri Edi Rama duhet ta harrojë se do të dalin nga greva pa u plotësuar kërkesat.

”Ne po kërkojmë djersën tonë dhe jo lëmoshë. Kryeministri ta harrojë që dalim nga greva pa marrë lekët.
Në datë 2 nëntor fillojnë shkollat e larta dhe nuk kemi me çfarë t’i dergojmë fëmijët, do t’i mbajmë në shtëpi. Duam zgjidhje sa më shpejte, por nuk dorëzohemi.”- thonë naftëtaret.

Ato janë në gjendje të rëndë shëndetësore teksa thonë se po presin ilaçe nga fëmijët që i kanë lënë jashtë.

”Jemi në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, na dhemb zemra. Presim ilaçe nga fëmijët që kemi jashtë.”-shtojnë ato.

Mbrëmjen e kaluar disa naftëtarë nga Kuçova i janë bashkuar dhe solidarizuar me kolegët e Ballshit. Ndërkaq një prej naftëtarëve i ka bërë një thirrje të veçantë Kuvendit dhe Gramoz Ruçit që të lënë mënjanë Kodin Zgjedhor dhe të diskutojnë në seancë për problemet e naftëtarëve.

“Lini mënjanë Kodin Zgjedhor, diskutoni në seancë për naftëtarët dhe problemet e tyre. Nuk kemi marrë dot leje për tubim për shkak dhe të pandemisë, por greva dhe protesta vazhdojnë.”- tha naftëtari që u prononcua për mediat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk bien dakort me ofertën e kompanisë

Naftëtarët e Ballshit nisin grevën e urisë


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier