MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë duhet të di për apendesitin (simptomat dhe shkaqet)?

29.10.2020 - 12:14

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë duhet të di për apendesitin (simptomat dhe shkaqet)?

Mjeku: Apendisiti është një inflamacion i apendiksit (zorrës qorre, rreth 9 centimetra e gjatë).

Apendisiti shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të djathtë të abdomenit. Sidoqoftë, në shumicën e njerëzve, dhimbja fillon rreth legenit dhe lëviz. Ndërkohë që inflamacioni përkeqësohet, zakonisht dhimbja e apendisitit shtohet dhe me kalimin e kohës bëhet shumë e rëndë.

Edhe pse çdokush mund të zhvillojë apendisit, shumicën e rasteve ndodh tek personat mes moshave 10 dhe 30 vjeç. Trajtimi standart është heqja e apendiksit me anë të ndërhyrjes kirurgjikale.

Shenjat dhe simptomat e apendisitit përfshijnë:

-Dhimbje e papritur që fillon në anën e djathtë të poshtme të abdomenit
-Dhimbje e papritur që fillon rreth legenit dhe shpesh kalon në anën e djathtë të poshtme të abdomenit
-Dhimbje që përkeqësohet nëse kolliteni, ecni apo bëni lëvizje të tjera
-Të përziera dhe të vjella
-Humbje e oreksit
-Temperaturë e ulët që mund të rritet nëse sëmundja përparon
-Kapsllëk ose diarre
-Fryrje abdominale
-Gazra
-Vendi i dhimbjes mund të ndryshojë në varësi të moshës së personit dhe pozicionit të apendiksit. Tek gratë shtatzëna, dhimbja mund të duket sikur vjen nga pjesa e sipërme e ambdomenit sepse apendiksi është më lart gjatë shtatzënisë.

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Konsultohuni me mjekun tuaj nëse ju apo fëmija juaj keni shenja apo simptoma shqetësuese. Dhimbja e rëndë abdominale kërkon trajtim të menjëhershëm mjekësor.

Shkaqet

Një bllokim në veshjen e apendiksit që rezulton në infeksion është zakonisht shkaku i apendesitit. Bakteriet shumohen me shpejtësi, duke shkaktuar që apendiksi të irritohet, enjtet dhe të mbushet me qelb. Nëse nuk trajtohet në kohën dhe mënyrën e duhur apendiksi mund të shpërthejë.

Komplikacionet

Apendesiti mund të shkaktojë komplikacione serioze, si:

-Një apendiks i shpërthyer – Shkakton që infeksioni të përhapet në të gjithë abdomenin (peritonin). Kjo mund të jetë e rrezikshme për jetën dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale për të hequr apendiksin dhe për të pastruar kavitetin e abdomenit.
-Një xhep plot qelb që formohet në abdomen – Nëse apendiksi shpërthen, mund të zhvillohet një xhep infeksioni. Në shumicën e rasteve, një kirurg e than këtë xhep duke vendosur një tub nëpërmjet murit abdominal për në plagën e formuar. Tubi lihet kështu për rreth dy javë, dhe mjeku jep antibiotikë për të pastruar infeksionin. Kur infeksioni të pastrohet, pacienti i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të hequr apendiksin. Në disa raste xhepi pastrohet dhe thahet dhe apendiksi hiqet menjëherë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Simptomat dhe trajtimi

Nga se shkaktohen abceset?