Diego Armando Maradona feston sot 60-vjetorin e lindjes. Si rrallëherë, futbollisti i konsideruar si lojtari më i mirë në histori do të festojë i vetëm, kjo për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme nga Covid-19.
‘El Pibe de Oro’ është izoluar pasi dyshohet se ka pasur kontakt me një person të infektuar, duke shkaktuar mërzi tek ai, por për të ngritur moralin kanë menduar në Napoli, aty ku Maradona cilësohet si ZOT. Dhjetëra tifozë napoletan kanë dalë në rrugët e qytetit, ku mes flakadanëve kanë kënduar kore me emrin e Maradonës.
I cilësuar si një numër 10 klasik, Maradona ishte një playmaker tradicional, që zakonisht luante në një pozicion të lirë në fushë. Maradona ishte i njohur për aftësinë e tij dribluese, vizionin, kontrollin e afërt të topit, pasimet dhe kreativitetin, dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të aftë në këtë disiplinë.
Këmbët e shpejta dhe shkathtësia, e kombinuar me aftësitë e tij për driblim dhe kontrollin e ngushtë me shpejtësi, e lejuan atë të ndryshonte shpejt drejtim, duke e bërë të vështirë për mbrojtjen kundër kundërshtarëve.
Të gjithë e mbajnë mend golin me “Dorën e Zotit” ndaj Anglisë, në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986, turne që në fund u fitua nga argjentina e tij. Me golat e tij mahniti një botë të tërë, ndërkohë që miqtë për këtë ditëlindje nuk kanë munguar, të cilët kanë zgjedhur ta urojnë përmes video-mesazheve. Edhe 100 vite të tjera legjendë!