Pak ditë më parë Princ Leka dhe princeshë Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë. Elia solli në jetë një vajzë dhe nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.
Çifti e pagëzoi të bijën me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës.
Sot Elia Zaharia ka ndarë në profilin e saj zyrtar fotot e para familjare me vajzën e tyre në krah. Ajo thotë se të qenit prind është një bekim që po e shijojnë të dy.
“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qenit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment! Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve! Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë”, shkruan Elia.