Adhuruesit e iPhone tashmë kanë mundësinë të kenë në duart e tyre iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro, të cilat janë hedhur në treg.
Dy modelet përmbajnë teknologjinë 5G dhe çipin A14 Bionic të Apple, çipi më i shpejtë në të gjitha telefonat smartphone.
Megjithatë, ndryshimi midis tyre është kamera. iPhone 12 ka një kamera të dyfishtë, ndërsa iPhone 12 Pro ka një kamera të trefishtë.
iPhone 12 Pro mund të jetë celulari perfekt për përdoruesit e Instagramit, dhe këto janë disa arsye përse:
1-Kamera e trefishtë mundëson një pamje më të plotë, më të gjerë dhe me kënd shikimi 120 gradë. Kjo e bën ideale për të shkrepur disa foto.
2-Apple ka përmirësuar modalitetet e natës në kamerën e iPhone 12 Pro. Kjo do t’ju mundësojë që të bëni fotografi më të pastra në vende ku ndriçimi është i errët. Jo vetëm kaq, por tashmë keni modelin e portret për natën.
3-Video HDR falë teknologjisë Dolby Vision mundëson kualitet tepër të lartë. iPhone 12 Pro është i pari smartphone që mundëson video HDR me Dolby Vision deri në 60 fps.
4-Teknologjia 5G, çka e bën shumë më të shpejtë procesin e ngarkimit të fotove dhe videove në Instagram.
5-iPhone 12 Pro është shumë më i fortë se paraardhësi iPhone 11 Pro apo 11 Pro Max. Dhe kjo falë mburojës qeramike në pjesën e përparme, që e bën më rezistente ndaj goditjeve apo rënieve në tokë.