MENU
klinika

“Kjo është simptomë alarmi”

Pëllumb Pipero: Nëse niveli i oksigjenit në gjak bie në…

02.11.2020 - 20:24

Doktori i njohur Pëllumb Pipero shprehu shqetësimin se është rritur numri i atyre që qëndrojnë për një kohë të gjatë në shtëpi pa u mjekuar në spital dhe shtimin e numrit të pacientëve në gjendje të rëndë në spital.

“Të sëmurëve u matet oksigjeni me oksimetër ose me aparat oksigjeni.

Nëse oksigjeni bie poshtë 90 kjo është simptomë alarmi. Nëse niveli i oksigjenit në gjak bie poshtë 90 është e domosdoshme të shkohet në spital. Ka një kufi përtej së cilës nuk mund të rrihet në shtëpi, është saturimi ose oksigjeni që ne në kushte shtëpie e masim me oksimetër. Është e rëndësishme të kuptohet që niveli i oksigjenit poshtë 90 është kritik për jetën e tyre. Duhet të konsultohen me mjekun e familjes. Në rastet kur urgjenca kombëtare e konsideron të arsyeshme duhet të vijnë në spital.

Pipero gjithashtu tha se qytetarët nuk duhet të kenë frikë sepse në spital u ofrohet gjithë kujdesi shëndetësor i duhur .

“Nuk duhet të keni frikë nga spitali. Sigurisht spitali nuk është luks as qejf i madh por jepet ndihmë dhe kujdes maksimal mjekësor. Humanizmi që dëshmojnë mjekët dhe kujdesi që ofrojnë është përtej të jashtëzakonshmes ndaj qytetarët duhet të mirëkuptojnë dhe respektojnë masat minimale që kërkojnë, mbajtja e maskës, higjiena personale dhe distancimi social.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pëllumb Pipero “habit” me deklaratën

“Do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19”

Përgjigjet mjeku Pëllumb Pipero

A përhapet koronavirusi nga buka dhe ushqimet?


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”