Federata Spanjolle e Futbollit ka përsëritur edhe në këtë edicion zhvillimin e turneut unik që ka organizuar në Arabinë Saudite edhe në edicioni e kaluar, për të përfituar sa më shumë të jetë e mundur financiarisht nga ajo.
Edhe pse publiku kishte qenë kundër një turneu të tillë, duke parë formulën e çuditshme, Federata nuk hoqi dorë, pasi fitimet ishin kolosale. Ajo ka nënshkruar për tre edicione, nga të cilat futbolli spanjoll do të përfitojë 120 milioë euro nga Arabia Saudite.
Gjysma e këtyre parave do të shkojnë për klubet, ndërsa pjesa tjetër në arkat e federatës. Megjithatë, tifozëve nuk u ka pëlqyer mënyra se si zhvillohet turneu. Në edicionin e parë, në finale shkuan Real Madrid dhe Atletico Madrid, me Realin triumfues.
Një finale absurde duke llogaritur se të dy skuadrat kishin eliminuar Barcelonën dhe Valencian, fituesit e kampionatit dhe Kupës një edicion më parë. Këtë vit, katër skuadrat pjesëmarrëse do të jenë Real Madrid, Barcelona, Real Sociedad dhe Athletic Bilbao.