MENU
klinika

Sonte në 19:00, Real-Atletico

Superkupa, derbi madrilen në fokusin botëror

12.01.2020 - 12:09

Duket se Superkupa e Spanjës ia arriti qëllimit me formatin dhe vendin ku po organizohet. Dy gjysmëfinalet vërtetuan se ndeshjet morën vëmendjen maksimale në të gjithë botën.

Në finale nuk kanë shkuar fituesi i titullit kampion dhe fituesi i Kupës, por në fakt ato dy skuadra që nuk kanë fituar asgjë, respektivisht Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Real Madrid mundi Valencian 3-1, që është fituese e Kupës në fuqi, duke kaluar në finale, ndërsa Atletico eliminoi 3-2 kampionët e Barcelonës duke sfiduar tashmë Real Madridin.

Për herë të parë, kjo finale luhet në Arabinë Saudite, teksa në Marok dhe në Spanjë është zhvilluar herë e tjera. Duke filluar nga ora 19:00, dy skuadrat do të provojnë të marrin trofeun e parë për këtë decade.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kroos shënon nga goditja e këndit

Tre supergola, Real Madrid në finale të Superkupës

Derbi madrilen në Superkupën e Spanjës

Përmbysje spektakolare, Atletico mposht Barcelonën