Presidenti Donald Trump ka ngritur barrierat për kompanitë kineze që synojnë të investojnë apo gjeneruar para në Shtetet e Bashkuara dhe kjo pritet të zgjasë edhe nëse ai nuk fiton, sipas ekspertëve politikë. Blerjet kineze të kompanvie amerikane ranë në 1.86 miliardë dollar vitin e kaluar, nga 61 miliardë dollarë që rezultonin në vitin 2016, ku ishin në kulmin e tyre përpara se Trump të fitonte zgjedhjet.
Investimet nëpërmjet kapitalit privat (VC) të Kinës drejt Shteteve të Bashkuara, arritën në një total prej 6.7 miliardë dollarë këtë vit, nga thuajse 16 miliardë dollarë që ishin nëvitin 2016. Investimet e huaja direkte nga Kina drejt Shteteve të bashkuara kanë rënë me 90% në 4.7 miliardë dollarë deri më tani për vitin, krahasuar me 2016-n.
Pjesa më e madhe e kësaj rënieje i atribuohet politikave të Trump. Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar shumë blerje kineze, veçanërisht ën sektorin e teknologjisë, për arsye të sigurisë kobmëtare. Autoritetet madje kanë urdhëruar disa firma kineze që të mbyllin aktivitetet amerikane, përfshirë këtu aplikacionin e mediave sociale TikTok. Bursat amerikane kanë rritur standardet e listimit pasi shumë investitorë janë “djegur: në skandale të auditimit që përfshinin firmat kineze, përfshirë operatorin e zinxhirit të kafesë, Luckin Coffee.
Ky trend pritet të vazhdojë, edhe nëse zbuten tensionet mes vendeve, për shkak se shqetësimet mbi praktikat e korporatave kineze ndahen si nga republikanët dhe demokratët. Nën presidencën e Trump, Komisioni Mbi Investimet e Huaja (CFIUS) ka ashpërsuar qëndrimin ndaj kompanive kineze. Rishikimet e komisionit janë konfidenciale dhe paneli qeveritar nuk shpalos sa marrëveshje bllokon çdo vit.
Megjithatë, në raportet drejt Kongresit, Komisioni ka shfaqur ashpërsimin ndaj marrëveshjeve kineze, pasi ka rishikuar 140 të tilla në 3 vitet e para të administratës së Trump, sipër çdo marrëveshjeje me vende të tjera. Ndër marrëveshjet e bllokuara nën administratën e Trump është oferta prej 1.2 miliardë dollarë e gjigantit financiar Ant, për të blerë MoneyGram.