MENU
klinika

Zbulimi i fundit

Edhe yjet shkaktojnë shpërthime valësh elektromagnetike?

05.11.2020 - 10:21

 Një i ashtuquajtur magnetar, yll me përbërje neutronesh dhe me një fushë magnetike jashtëzakonisht të fuqishme dhe që shfaqet në emetimet e rrezeve X dhe rrezeve gama, është idnetifikuar nga astrofizikanët për herë të parë në galaktikën tonë si burim i një shpërthimi të shpejtë valësh, sipas disa studimeve të botuara sot.

Që nga zbulimi i parë i këtij fenomeni kozmik në 2007, shkencëtarët kanë menduar në lidhje me shpjegimin e këtyre flakërimeve të valëve elektromagnetike ose FRB (Fast Radio Burst).

Nga supozimet më serioze, si fenomeni i avullimit nga një vrimë e zezë, deri tek më ekzotikja, si një sinjal jashtëtokësor.

Origjina është edhe më e vështirë të përcaktohet pasi ngjarja zgjat në rendin e një të mijtës së sekondës. Dhe që deri në këtë vit mendohej se vinin vetëm nga galaktikat e tjera.

Zbulimi më i saktë i mëparshëm, që daton që nga viti 2016, tregoi një galaktikë xhuxh të vendosur më shumë se tre miliardë vjet dritë nga Toka.

Më 28 prill, një eksperiment kanadez, CHIME dhe vëzhguesi amerikan STARE2 zbuluan një shpërthim të tillë në të njëjtin rajon të qiellit, të cilin të dy ekipet ia atribuuan magnetarit SGR 1935 + 2154, të vendosur në Rrugën tonë të Qumështit, sipas studimeve të tyre përkatëse, botuar në “Nature”/AFP.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”