Kryeministri italian njoftoi se Italia mbyllet sërish në disa rajone, si Kalabria, Lombardia, Piemonte dhe Valle d’Aosta.
Ato janë zona shpallur zona të kuqe si pasojë e rasteve të shumta me Covid-19. Me shpalljen si zonë e kuqe nënkuptohet vendosja e një sërë masash kufizuese shtesë nga e premtja e kësaj jave deri më 3 Dhjetor.
Në zonën e verdhë, me masa kufizuese më të moderuar u përfshin Abruzzo, Basilicata, Campania, Emilia Romagna, Lazio, Veneto, Liguria dhe Umbria. Ndërkohë që Pulia dhe Siçilia u shpallën zona portokalli, me kriticitet mesatarisht të lartë.
Zona e kuqe nënkupton se qytetarët duhet të sigurojnë lëvizjen e brendshme vetëm për “nevoja të provuara” (për arsye të punës, shëndetit dhe emergjencave). Hapur do të jenë vetëm për çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore.
Do të mbyllen dyqanet me përjashtim të ushqimoreve, farmacive, parafarmacive, tabakove, si dhe pikat e shitjes së gazetave. Parukeritë dhe berberanat mbeten të hapura ndërsa tregjet, baret dhe restorantet duhet të mbyllen.
Aktiviteti në qendrat sportive është pezulluar, por lejohet vetëm jashtë dhe individualisht. Lëvizja me motor lejohet gjithashtu në afërsi të shtëpisë së dikujt, duke ruajtur distancat dhe duke përdorur maskë.
Ky vendim i kryeministrit Conte erdhi fill pas apelit të djeshëm të mjekëve, të cilët i bërën thirrje qeverisë të ndërmerrte masa kufizuese strikte.